LAJMI I FUNDIT:

Si ta bëni skanimin mendor të trupit: Meditimi i cili zvogëlon stresin, emocionet e pakëndshme dhe dhembjen

Si ta bëni skanimin mendor të trupit: Meditimi i cili zvogëlon stresin, emocionet e pakëndshme dhe dhembjen

Kur të bëheni të vetëdijshëm për ndjesitë në trupin tuaj, do të jetë më e lehtë për ju të krijoni një lidhje me veten tuaj

Do të mësoni se çfarë ndikon keq në shëndetin tuaj mendor dhe fizik, cilat gjëra duhet t’i largoni, dhe cilat duhet t’i mbani, transmeton Telegrafi.

Ky meditim ndihmon në shumë fusha:


∙ rregullon kualitetin e gjumit
∙ zvogëlon stresin dhe rregullon ankthin
∙ rrit vetëdijen
∙ pakëson dhimbjen
∙ ndihmon që më lehtë të liroheni nga varësia dhe shprehitë e këqija (siç është p.sh. pirja e duhanit).

Filloni në atë mënyrë që të skanoni trupin dhe ta imagjinoni si rëntgen mendor i cili ngadalë udhëton nëpër trupin tuaj.

Rregullohuni rehat. Shtrijuni apo uluni në pozitën e cila ju mundëson që më lehtë t’i shtrini gjymtyrët.

Mbyllni sytë dhe filloni të fokusoheni në frymëmarrje. Kushtoni kujdes mushkërive tuaja me çdo marrje dhe nxjerrje të frymës.

Përqendrohuni pastaj në një pjesë të trupit. Filloni aty ku dëshironi (dora e majtë, këmba e majtë, dora e djathtë, këmba e djathtë, maja e kokës). Përqendrohuni në atë vend në trup derisa vazhdoni të merrni frymë ngadalë dhe thellë.

Përqendrohuni. Hapni vetëdijen tuaj dhe ndjenjat e dhembjes, tendosjes, pakënaqësive apo cilado gjë e pazakonshme.

Kaloni nga 20 sekonda deri në një minutë duke shqyrtuar sensacionet të cilat i ndieni derisa fokusoheni në pjesën e zgjedhur të trupit.

Nëse filloni të vëreni dhembje siklet, vetëdijesohuni dhe pranojani vetes cilat emocione shkaktojnë pakënaqësi. Pranoni ato pa kritika…

Nëse ndiheni të frustruar dhe të hidhëruar, mos i gjykoni ato ndjenja. Vetëdijesohuni dhe lini të kalojnë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori