LAJMI I FUNDIT:

​Hoti uron besimtarët katolikë për Krishtlindje

​Hoti uron besimtarët katolikë për Krishtlindje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka përgëzuar besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjes, duke thënë se kjo festë simbolizon paqen mes Zotit dhe njerëzimit, dhe në mes popujve.

“Sivjet, për shkak të pandemisë, jemi të detyruar të festojmë ndryshe, e jo sipas traditës tonë shqiptare duke e përqafuar njëri-tjetrin. Lutem që festat e tjera t’i kremtojmë në rrethana më të mira. Megjithatë, ne e përgëzojmë njëri-tjetrin me zemër, me lutje Zotit për paqe dhe begati për familjet tona dhe për mbarë njerëzimin. Për shumë mot”, ka thënë Hoti.


Urimi i plotë i kryeministrit Hoti:

Sonte, besimtarët katolikë në gjithë botë e kremtojnë Krishtlindjen, ditën që simbolizon paqen mes Zotit dhe njerëzimit, dhe në mes popujve.

Tradita dymijëvjeçar e Krishterimit ndër shqiptarë është faktor përcaktues në karakterin tonë unik kulturorë dhe shpirtërorë. Ne jemi shembull i mirëkuptimit dhe i harmonisë në diversitet. Historia na ka përcaktuar që ne të kemi besime të ndryshme, por kjo asnjëherë nuk na ka penguar që ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin, që t’i kremtojmë bashkë të gjitha festat tona.

Në këtë festë të veçantë, ne kujtojmë me krenari se paraardhësit tanë iliro-dardanë dhanë martirët e parë të krishterimit në këtë pjesë të Evropës, Shën Florin dhe Shën Laurin.

Nëpërmjet Shën Jeronimit, ne i dhanë botës perëndimore mesazhin e Ungjillit, ndërsa Selia e Shenjtë disa herë u udhëhoq nga papët iliro-shqiptarë.

Në kohët më të vona, kombi ynë i dha gjithë njerëzimit një model të dashurisë, mëshirës dhe urtësisë – Shën Nënë Terezën.

Presidenti Rugova, i pati përzemër marrëdhëniet me Selinë Shenjtë. Miqësia e tij me Papa Gjon Palin II mbetet udhërrëfyes në marrëdhëniet tona me Vatikanin.

Në këtë ditë të veçantë, dua të falënderoj Kishën Katolike të Kosovës, e cila përherë ka qenë zë i arsyes, i dashurisë dhe i vëllazërisë ndërmjet etnive dhe religjioneve në vendin tonë. Bashkëpunimi i Ipeshkvisë tonë me bashkësitë e tjera fetare është shembull edhe për vendet e tjera.

Duke ju shprehur edhe një herë urimet më të mira të gjithë juve, vëllezër dhe motra të besimit katolik, uroj që kjo festë ta forcojë dashurinë në mes nesh dhe popujve anekënd globit.

Sivjet, për shkak të pandemisë, jemi të detyruar të festojmë ndryshe, e jo sipas traditës tonë shqiptare duke e përqafuar njëri-tjetrin. Lutem që festat e tjera t’i kremtojmë në rrethana më të mira.

Megjithatë, ne e përgëzojmë njëri-tjetrin me zemër, me lutje Zotit për paqe dhe begati për familjet tona dhe për mbarë njerëzimin. Për shumë mot.

Gëzuar Krishtlindjen.  /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori