LAJMI I FUNDIT:

Piloti shkarkohet, “dërgoi” coronavirusin në Tajvan – për shkak të tij pas disa muajve COVID-19 u shfaq në këtë ishull

Piloti shkarkohet, “dërgoi” coronavirusin në Tajvan – për shkak të tij pas disa muajve COVID-19 u shfaq në këtë ishull

Aviokompania tajvaneze Eva Air, ka shkarkuar pilotin e Zelandës së Re i cili është shkaktar dhe bartësi i parë i coronavirusit gjatë muajve të fundit në këtë vend.

Të martën piloti rezultoi pozitiv në testin e COVID-19, duke thyer kështu rekordin prej 253 ditëve pa as edhe një rast lokal me coronavirus, transmeton Telegrafi.


Ndërkohë shumë aktivitete janë ndaluar në prag të festave të fundvitit, kurse qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre në natën e ndërrimit të moteve.

Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, në Tajvan janë regjistruar vetëm 777 raste me COVID-19 ku shtatë prej tyre kanë humbur jetën.

E piloti besohet se është infektuar me COVID-19 në fillim të dhjetor, por kishte rezultuar të jetë asimptomatik. Tani pilotët që kthehen në ishull pas fluturimeve duhet të karantinohen për tri ditë, por nuk do t’i nënshtrohen edhe testimit nëse nuk shfaqin simptoma të coronavirusit.

Duke mos ditur që barte virusin, kishte vazhduar fluturimin dhe ishte kollitur gjatë fluturimit nga Tajvani drejt SHBA-ve. E vetëm dy ditë më vonë autoritetet e vendit kanë zbuluar infeksionin e parë (në shtëpi), dhe është konstatuar se kjo grua kishte pas kontakt me pilotin.

Autoritetet kanë dënuar pilotin me 300 mijë dollarë tajvanezë (10.600 dollarë amerikanë). Eva Air ka bërë të ditur se kanë shkarkuar pilotin për shkak të principeve operative përfshirë mos bartjen e maskës në kabinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori