LAJMI I FUNDIT:

Papraniku: East Gate po vjen dhe do të jetë mrekulli në vete

Papraniku: East Gate po vjen dhe do të jetë mrekulli në vete

Neptun është një ndër brendet më të mëdha në Maqedoni. Telegrafi Maqedoni dhe OEMVP kanë folur me Arsim Papraniku, Bashkëpronar i SEG dhe Neptun. Përvoja, ndërmarrësia dhe sfidat e të ardhmes janë temat që kemi folur në këtë intervistë me ndërmarrësin Papraniku.

Neptun, për disa vite renditet si një ndër brendet më të fuqishme në Maqedoni. Përshkrujeni suksesin tuaj me 3 fjali?
Për t’u përshkruar suksesi i Neptunit dhe në nivelin sot që është mbas 21 viteve aktivitet, do të ishte shumë e vështirë të përshkruhet me 3 fjali, por unë do kisha veçuar: përkushtim, energji, vizion dhe ide të reja.


Çka keni mësuar nga gjithë këto vite përvojë?
Nëse përkushtohesh në mënyrë të mirëfilltë në një lëmi, profesion, punë apo qoftë edhe projekt, mundësitë janë shumë të vogla për gabime, sigurisht duke pasur parasysh mundësitë për gabime, momentin dhe “know-how”.

Cila është përvoja juaj me të rinjtë që punojnë me ju. A jeni të kënaqur me punën e tyre?
Mund të them me shumë besim që rinia jonë në përgjithësi ka cilësi të larta, por diçka që mungon është strategjia e HR (Human resources) e cila është në përgjithësi e gabuar, jo vetëm tek kompanitë private, por në përgjithësi. Gjithashtu edhe strategjia shtetërore mendoj se është e gabuar vite me radhë dhe këtu kryesisht mendoj në drejtim të arsimimit cilësor dhe përvoja në praktikë.

SEG po ndërtohet. Ku janë punët, sa është investimi dhe kur pritet që të hapet?
SEG si projekt në përgjithësi kap investime prej më shumë se 300 milion euro që do të realizohet në tre faza. Duhet të theksohet se është investimi më i madh në fushën e patundshmërive në Maqedoninë e Veriut, që është realizuar deri tani dhe ndahet në tre drejtime ose fusha që janë: -“East Gate Mall” – Qendër tregtare me bruto sipërfaqe prej 160.000 m2 ose sipërfaqe për dhënie me qira prej 57.000 m2, e cila është një nga qendrat më të mëdha në rajon me gati 45% brende që do të vijnë për herë të parë në Maqedoni. Ndërtimi është aktualisht në fazë gati 75% i përfunduar dhe mendojmë për hapje në tetor të vitit 2021. -“East Gate Living” – lagje për banime me 1.600 banesa e cila do të jetë një ndër komplekset më moderne për kohën e vet me shumë ambiente dhe gjelbërime shtesë. Fillimi i punimeve është paraparë për shkurt 2021 dhe të përfundojnë në fund të 2023. -“East Gate Office” – zyra afariste me total ndërtim prej 67.000 m2, e ndarë në pesë godina. Fillimi i ndërtimit në prill 2021 dhe përfundimi në vitin 2026.

Cilat janë planet për të ardhmen dhe cili është mesazhi yt për ndërmarrësit e rinj?
Plane ka të shumta dhe besoj që së shpejti do të lansojmë një projekt të ri që do të informoheni së shpejti. Sa i përket mesazhit për ndërmarrësit e rinj, unë do të përmend disa shtylla që për mendimin tim janë më të rëndësishme: – bashkim të forcave dhe kapitalit në mes kompanive në sfera dhe sektorë të ndryshëm, duke krijuar diversitete të biznesit, që mundësojnë rreziqe më të vogla; – investime në HR ose burime njerëzore dhe struktura; – zgjerim në tregje dhe shtete të reja.

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori