LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Reforma në arsimin fillor është gjithëpërfshirëse

Carovska: Reforma në arsimin fillor është gjithëpërfshirëse

“Reforma në arsimin fillor është gjithëpërfshirëse dhe me të duhet të arrihen vlerat e vërteta në shoqëri përmes disa segmenteve”, tha sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.

Ajo tha se këto segmente janë një shoqëri për të gjithë, gjithëpërfshirja, barazia gjinore, multikulturalizmi.


“Arsimi është shtylle e asaj se çfarë lloj shoqërie duam të kemi. Aty duhet t’i ndërtojmë qytetarët e ardhshëm dhe t’i profilizojmë në një mënyrë që mendojmë se do ta dërgojnë vendin përpara”, tha Carovska.

Ajo theksoi se në përgatitjen e konceptit, si kudo në botë punojnë pedagogë, psikologë dhe këshilltarë nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit, ndërsa ekspertët nga disiplina të caktuara shkencore do të përfshihen në përgatitjen e programeve mësimore.

“Në këtë fazë të diskutimit publik përmes një dialogu konsultativ, është e rëndësishme për ne që ta dëgjojmë mendimin e të gjithëve dhe bazuar në atë të krijojmë reformë që do të japë rezultate të mira. Sepse përmes saj shteti po ndryshon dhe sistemi arsimor po ndryshon për më mirë”, tha Carovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Ish-presidenti katalunas kritikon kryeministrin spanjoll: Njohu Palestinën, por jo edhe shtetin evropian të Kosovës

Politikë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Procesi i regjistrimit të popullsisë ka përfunduar, çka do të ndodhë me personat që s’janë regjistruar?

Lajme
Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Ulutash paralajmëron Kurtin: Të shmangen veprimet e njëanshme në veri

Siguri
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori