LAJMI I FUNDIT:

PSG pa problem ndaj Strasbourg, shënojnë katër herë për tri pikët e radhës

PSG pa problem ndaj Strasbourg, shënojnë katër herë për tri pikët e radhës

PSG ka marr fitoren e radhës, kësaj herë duke e mposhtur në shtëpi Strasbourg me rezultat 4-0.

Parisienët me këtë fitore janë një pikë larg vendit të parë dhe të dytë, ku janë Lyon dhe Lille.

Goli i parë u shënua nga i riu Timothee Pembele në minutën e 19-të, që ishte edhe goli i vetëm në këtë pjesën lojë.


Në pjesën e dytë PSG shënoi edhe tri herë të tjera.

Ishte Kylian Mbappe që shënoi për 2-0 në minutën e 80-të për t’i dhënë skuadrës qetësi.

Guaye dhe Kane shënuan në minutat e fundit nga një herë për rezultatin 4-0. /Telegrafi/