LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 27 vjet burg gazetari i famshëm turk, Can Dundar

Dënohet me 27 vjet burg gazetari i famshëm turk, Can Dundar

Një gjykatë turke ka dënuar gazetarin Can Dundar, i cili jeton në mërgim në Gjermani, me më shumë se 27 vjet burg me akuzat e spiunazhit dhe ndihmën e një organizate terroriste.

Dundar u dënua me 18 vjet e 9 muaj burg për marrjen e sekreteve shtetërore me qëllim të spiunazhit politik ose ushtarak, shkruan në vendimin, raporton aljazeera.

Gjykata gjithashtu e dënoi atë me 8 vjet e 9 muaj shtesë për mbështetjen e një organizate terroriste të armatosur, në të cilën nuk ishte anëtar, transmeton Telegrafi.


Avokatët e Dundarit nuk morën pjesë në seancë, duke thënë se ata “nuk duan të bëhen pjesë e praktikës së legjitimitetit të një vendimi politik të vendosur më parë”.

Persekutimi më i madh në historinë e Turqisë
Lexo po ashtu Persekutimi më i madh në historinë e Turqisë

Ish-kryeredaktori i gazetës turke, Cumhuriyet iku në Gjermani në vitin 2016 dhe u gjykua në mungesë.

Gazetarë dhe aktivistë të shumtë turq janë arrestuar ose dënuar në gjykatat turke. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori