LAJMI I FUNDIT:

Twitter do t’i kthejë llogaritë e White House dhe POTUS në zero ndjekës, kur Biden merr detyrën

Twitter do t’i kthejë llogaritë e White House dhe POTUS në zero ndjekës, kur Biden merr detyrën

Donald Trump dhe administrata e tij do të humbin qasjen në llogaritë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë në Twitter – duke përfshirë @POTUS dhe @WhiteHouse – kur Joe Biden betohet në 20 janar 2021, si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara.

Por me ndërrimin e presidentëve, ekipi i Biden do të rindërtojë bazën e ndjekësve në profilin e Twitter nga e para.


Në Ditën e Përurimit, Twitter do të rivendosë @POTUS, @WhiteHouse dhe llogaritë e tjera në zero ndjekës dhe do t’u bëjë përdoruesve kërkesa që të ndjekin përsëri llogaritë e reja të kontrolluara nga Biden, nëse ata duan ta bëjnë një gjë të tillë.

Postimet ekzistuese nga administrata Trump do të arkivohen në llogari të reja (p.sh., @ POTUS45 dhe @ WhiteHouse45) të mbajtura nga Administrata Kombëtare e Arkivave dhe Regjistrimeve (NARA).