LAJMI I FUNDIT:

Dorëzohet në Polici sulmuesi i gazetarit Valon Syla

Dorëzohet në Polici sulmuesi i gazetarit Valon Syla

Është dorëzuar në Policinë e Kosovës personi që ka sulmuar fizikisht gazetarin Valon Syla.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.


“Lidhur me rastin e sulmit ndaj një gazetari, ju njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”, bëri të ditur Krasniqi.

Ndryshe, gazetari Valon Syla është sulmuar sot fizikisht në Prishtinë. Ditë më parë, ai kishte bërë një deklaratë për mërgimtarët dhe ardhjen e tyre në Kosovë, e cila kishte nxitur debat të madh në rrjetet sociale. /Telegrafi/