Tetovë: Mjekët apelojnë që qytetarët të shmangin vizitat familjare
Në Kovid qendrën në Tetovë në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe dy viktima. Mjekët apelojnë që qytetarët në këtë periudhë të shmangin në maksimum vizitat familjare. Për mos vendosjen e maskës, policia javën që lamë pas ka gjobitur 368 qytetarë.
“Për vetëm 24 orë, në spitalin klinik të Tetovës, këtu në qendrën për kovid, kanë ndërruar jetë dy pacientë, njëri gjatë natës së mbrëmshme dhe tjetri gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm. Situata paraqitet stabile, ndërkohë numri i atyre që janë në ndihmë oksigjeni edhe më tej vazhdon të mbetet 39”.
Me dy rastet e fundit, numri i vdekjeve në Tetovë dhe pesë komunat për rreth që nga fillimi i pandemisë arrin në 173, ndërsa numri i rasteve aktive në 1022.
Përgjegjësi i kovid qendrës në Tetovë Gëzim Nuredini apelon që qytetarët në maksimum të evitojnë vizitat familjare.
“Sa iu përket vizitave familjare, grumbullimeve, ato duhet patjetër të shmangen edhe këtë vit. Assesi këto, sepse ende kemi raste aktive tek të rinjtë jo por ka pleq të cilët përfundojnë me vdekje, kështu që ende duhet kujdes serioz ndaj masave që japim si ministri e shëndetësisë. Sigurisht se me rritjen e banorëve dhe kontakteve mes njerëzve do kemi edhe rritje të numrit”, deklaroi Gzim Nuredini, koordinator i Kovid Qendrës, Tetovë.
Nga shtabi i krizës i komunës së Tetovës, njoftuan se në çerdhet “Rinia” ka 5 raste aktive dhe 2 grupe në izolim. Në shkollat fillore janë 8 mësimdhënës pozitiv dhe 3 grupe klasore në izolim. Ndërsa në shkollat e mesme janë 8 mësimdhënës pozitiv.
Për mos përdorimin e maskës, policia në Tetovë vetëm javën e kaluar ka dënuar 368 qytetarë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve