Gjithmonë planifikojmë që profesionin ta lidhim me shkollimin që e kryejmë.
Mirëpo nganjëherë rrjedha e jetës na befason dhe papritmas veten e gjejmë në gjëra të tjera, që na duket se i japin kuptim jetës.
Protagonistja e stories së emisionit “Mirëmëngjesi” në RTV Dukagjini, Elife Arifi, punën e fillon me skicimin e rrobave. Por, përveç saj, ajo vazhdon edhe me prerjen dhe qepjen e tyre, pra nga fillimi e deri në fund është prezente në përfundimin e saj.
Ajo që e bën dhe më të veçantë punën e saj, është që dizajnet e saj nuk i shumëzon, por nga secili dizajn, ajo e krijon vetëm një veshje, duke e bërë kështu secilin kreacion të saj unik dhe të papërsëritshëm.
“El creation është lansu në vitin 2018. Fillimet e pata I kemi pas me online shitje. E kam bo koleksionin e parë të palltave, dhe pastaj vec me online shitje kemi fonksionu. Une e ko kry fakultetin në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ‘’Art conceptual dhe media të reja’’, po tu e pa pasionin për modën, kom vazhdu me i ndjek trajnimet rreth rrobaqepsisë, dhe kështu gradualishtë me skica, me punën time kom arrit deri ktu”, thotë Elifja për emisionin “Mirëmëngjesi”.
E për periudhën që po e përjetojmë, perkundet faktit që për shumicën ka ndikuar negativisht, te Elifja ka ndikuar për mirë.
Ajo ka pasur më shumë kohe per te krijuar gjëra të bukura, dhe më shumë kohë për të gjetur inspirime nga më të ndryshmet, kurse krijimet e saj i i ka shitur online.
“Fatmirsishtë, pandemia ndoshta dhe pse jom start up, nuk kom mujt me ndje atë diferencën ndoshta si në bizneset e tjera, une kom pas punë, bile mka shty një hap para, se kom punu edhe ma shumë me online shitje, produktet që I kemi pas vecse I kemi shit, vazhdimishtë kom punu me produkte më ditore”, thekson ajo.
Krijimet e saj përfshijnë shumë lloje të veshjeve, që nga fustanet verore, e deri tek palltot e dimrit. Elifja thotë që veten e gjen më shume tek palltot.
Po ashtu ajo tash është duke e prezantuar edhe koleksionin e saj të ri për këtë vit.
“Kreacioni I fundit, ‘’La Creation’’, është pjesë e palltave, muj me qujt në minikoleksion, që përfshin rreth 12 pallta të cilat janë të realizume, janë pëlqy shume dhe jonë shit palltat hala pa u ekspozu puna”, tregon më tej stilistja.
E kreacionet e saj mund t’i gjeni në dyqanin e saj në Gjilan, por edhe online. /Telegrafi/RTV Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëShtatë trendë për vjeshtën që frymojnë luks të qetë
Ç’të bësh kur ish-i bëhet partneri ideal për dikë tjetër
Victoria Beckham ka një model të ri flokësh ideal për gratë mbi 50 vjeç
Kjo nuancë e thonjve të Kylie Jenner mund të jetë zgjedhja e duhur për vjeshtën
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Shtatë fustane që kurrë nuk dalin mode: Çdo femër duhet t’i ketë në gardërobë!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros
iPhone 16 i Apple vjen me veçori të AI – gjithçka që duhet të dini për gjeneratën më të re të telefonit të mençur