LAJMI I FUNDIT:

Presidenti brazilian: Vaksina kundër COVID-19 mund t’ju shndërrojë në krokodil

Presidenti brazilian: Vaksina kundër COVID-19 mund t’ju shndërrojë në krokodil

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, ka nisur një sulm ndaj vaksinave të coronavirusit, madje duke sugjeruar që ajo e zhvilluar nga Pfizer-BioNTech mund t’i kthejë njerëzit në krokodila ose në zonja me mjekër.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, udhëheqësi i ekstremit të djathtë ka qenë skeptik ndaj coronavirusit që kur u shfaq për herë të parë, duke e quajtur atë si “grip të zakonshëm”.


Këtë javë ai këmbënguli se nuk do të vaksinohej madje edhe kur lansoi programin e vaksinimit masiv në vend.

“Në kontratën e Pfizer gjithçka është shumë e qartë: ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë efekt anësor. Nëse shndërrohesh në një krokodil, është problemi yt”, tha Bolsonaro të enjten.

Kjo vaksinë i është nënshtruar testeve në Brazil për javë të tëra dhe tashmë po përdoret në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe.

“Nëse një gruaje i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me një zë të femrës, ata nuk do të kenë të bëjnë fare me këtë gjë”, tha ai, duke iu referuar prodhuesve të ilaçeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori