Udhëheqësit republikanë dhe demokratë në Kongresin amerikan thanë të dielën mbrëma se kishin finalizuar një paketë prej 900 miliardë dollarësh, për të ndihmuar ekonominë e goditur nga pandemia COVID-19.
Komentet e tyre vijnë pas përpjekjeve që kanë vazhduar për rreth 9 muaj.
“Më në fund mund të raportojmë atë që vendi ynë kishte dashur ta dëgjonte prej një kohe shumë të gjatë, ndihma e re po vjen”, tha kreu i shumicës republikane të Senatit, Mitch McConnell.
Paketa është stimuli i dytë më i madh ekonomik në historinë e SHBA, pas asaj prej 2.3 trilionë dollarësh të miratuar në mars. Marrëveshja vjen ndërsa pandemia po shkallëzohet, duke infektuar më shumë se 214 mijë njerëz çdo ditë në SHBA. Më shumë se 316 mijë amerikanë kanë vdekur nga Coronavirusi.
Paketa parashikon 600 dollarë pagesa direkte për individët, ajo do të rrisë pagesat e papunësisë me 300 dollarë në javë dhe do të siguronte ndihmë për bizneset e vogla.
Udhëheqësi i shumicës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Steny Hoyer informoi ligjvënësit e Dhomës se do të votonin fillimisht për një projektligj që do të siguronte financimin e qeverisë deri të hënën, për të shmangur përkohësisht mbylljen e saj, për shkak se afati përfundonte të dielën në mesnatë.
Votimi përfundimtar mbi Projektligjin e financimit dhe atë të ndihmës për Coronavirusin do të zhvillohet fillimisht të hënën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe pastaj do t’i kalojë Senatit për votim.
Kongresi synon ta përfshijë paketën e ndihmës për Coronavirusin në një projektligj shpenzimesh prej 1.4 trilion dollarë që financon qeverinë deri në shtator 2021.
Projektligji lë jashtë tij dy nga elementët më të diskutueshëm në negociata: mbrojtjen ligjore të bizneseve nga proceset gjyqësore të lidhura me Coronavirusin, diçka e kërkuar nga republikanët dhe ndihmën për shtetet dhe qeveritë lokale, që kërkonin demokratët. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Ku mund të gjeni produkte pa gluten?
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve
Udhëtoni drejt Parisit me PrishtinaTicket – Eksploroni qytetin e dritave!
Dita Ndërkombëtare e Edukimit në GALERIA
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!