LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Shëndetësisë tregon se cilët qytetarë, që vijnë në Kosovë, duhet të bëjnë testin për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë tregon se cilët qytetarë, që vijnë në Kosovë, duhet të bëjnë testin për Covid-19

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate ka hedhur poshtë, siç thuhet, dezinformatat qëllimkëqija të individëve të papërgjegjshëm që për protagonizëm vikendi dezinformojnë qytetarët lidhur me masat anti-Covid, në veçanti mërgimtarët tanë që këtyre ditëve kthehen për pushime në Kosovë.

Ministria e Shëndetësiës (MSh) sqaron se asnjë qytetar që kthehet nga vendet e tjera në Kosovë dhe që ka vendbanim në Kosovë nuk ka nevojë që me rastin e hyrjes në vendin tonë të këtë PCR test negativ.

“Ky test u kërkohet atyre që nuk kanë vendbanim në Kosovë dhe të cilët vijnë nga vendet e ranguara me rrezik të lartë’, sipas klasifikimit që bën Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjes (ECDC)”, thuhet në njoftimin e MSH, përcjell Telegrafi.


Më tej në njoftim thuhet se “asnjë qytetar i Kosovës që vjen në Kosovë, me apo pa PCR test, nuk i nënshtrohet kurrfarë karantine apo izolimi 14 ditor, siç dezinfomohet. Ata që vijnë në Kosovë nga shtetet e klasifikuara me rrezik të lartë dhe që nuk kanë vendbanim në Kosovë, duhet të qëndrojnë për shtatët ditë në shtëpi (vetizolim) si masë parandalimi kundër përhapjes së virusit”.

Miftaraj: Qeveria e Kosovës po i detyron mërgimtarët ta bëjnë testin e COVID-19, brenda ditës do të mblidhen 780 mijë euro
Lexo po ashtu Miftaraj: Qeveria e Kosovës po i detyron mërgimtarët ta bëjnë testin e COVID-19, brenda ditës do të mblidhen 780 mijë euro

“Është shpifje e ulët, gjithashtu, të thuhet se qytetarët të cilët vijnë në Kosovë detyrohen të testohen këtu, aq më tepër në laboratore private”.

Ministria e Shëndetësisë thotë se qytetarët të cilët nuk kanë vendbanim në Kosovë me rastin e hyrjes në Kosovë, e kanë testin e bërë në vendin prej nga vijnë, ndërsa ata që nuk e kanë këtë vetizolohen për shtatë ditë si masë kujdesi dhe në rast se manifestojnë shenja të pranisë së virusit, e kanë mundësinë që, sipas indikacioneve mjekësore të testohen në institucione publike, sikurse çdo qytetar tjetër i Republikës së Kosovës.

“Me qëllim të shmangies së dezinformatave, MSh u bën thirrje qytetarëve që të informohen nga burimet zyrtare si Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Ministria e Punëve të Brendshme, ambasadat tona në vendet prej nga vijnë ata dhe shërbimet e tjera institucionale lidhur me masat në fuqi që kanë të bëjnë me COVID-19 dhe të injorojnë dezinformatat që vijnë nga individë të papërgjegjshëm dhe që nuk janë të vetëdijshëm për dëmin që ua bëjnë pikërisht mërgimtarëve, duke i dezinformuar me qëllim apo nga mosdija”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori