LAJMI I FUNDIT:

Vazhdojnë protestat kundër regjimit të Lukashenkës

Vazhdojnë protestat kundër regjimit të Lukashenkës
Foto: Arkiv

Qytetarët në Bjellorusi marshuan në rrugët e Minskut, duke i bërë thirrje Aleksandar Lukashenkës që të largohet nga pushteti.

Që prej gushtit, kur Lukashenka shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale, opozita dhe mbështetësit e saj kanë protestuar duke kërkuar largimin e tij nga pushteti.

Policia ka përdorur dhunë ndaj protestuesve dhe deri më tani mbi 27 mijë persona janë arrestuar, kanë thënë Kombet e Bashkuara. Po ashtu ka pasur raporte mjaft të besueshme se ndaj protestuesve është ushtruar torturë dhe keqtrajtim dhe madje disa persona kanë vdekur.


Shumë liderë të opozitës në Bjellorusi janë arrestuar ose janë detyruar që të largohen nga vendi, teksa Lukashenka, që ka udhëhequr shtetin për pothuajse tri dekada, ka refuzuar që të negociojë me opozitën.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe disa shtete të tjera kanë refuzuar që ta pranojnë Lukashenkën si fitues të zgjedhjeve presidenciale dhe kanë vendosur sanksione ndaj tij dhe aleatëve të tij, duke u thirrur në manipulime zgjedhore dhe forcën e përdorur nga policia ndaj protestuesve.

Megjithatë, numri i pjesëmarrësve në protestat në Minsk dhe qytete të tjera ka rënë për shkak të lodhjes, represionit dhe motit të ftohtë. Organizatorët e protestave po ashtu kanë ndryshuar taktikat, ku po bëjnë thirrje për tubime më të vogla, me qëllim që të shmangen arrestimet.

Më 20 dhjetor, marshe të vogla u mbajtën në një sërë qarqesh të Minskut, raportoi Shërbimi Bjellorus i Radios Evropa e Lirë.

Ndërkaq, më 19 dhjetor, marshe të vogla dhe tubime të tjera u raportuan se u mbajtën në Minsk dhe qytete të tjera, përfshirë edhe në qytetin perëndimor të Hrodnas.

Deri më tani nuk ka raportime se policia ka arrestuar ndonjë protestues. /REL/

Në trend Botë

Më shumë
Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të

Dronët sulmojnë një rafineri nafte, zjarr gjithashtu në një fabrikë të pajisjeve ushtarake – detaje dhe pamje të "dy shpërthimeve” në Rusi

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori