LAJMI I FUNDIT:

Grabiten dy institucione financiare në Prishtinë

Grabiten dy institucione financiare në Prishtinë

Dy grabitje të institucioneve financiare kanë ndodhur paraditen e sotme në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se brenda pak minutave sot, mes orës 10:30 – 10:40, kanë ndodhur dy grabitje të institucioneve financiare në kryeqytet.

Grabitjen e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


“Rreth orës 10:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugën ‘Bill Klinton’  në Prishtinë. Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person”, ka thënë Ahmeti për Telegrafin.

Sipas Ahmetit,  Policia ka filluar hetimet si dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.

Një grabitje tjetër në kryeqytet ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu”.

“Rreth orës 10:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transferta ndërkombëtare në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë . Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer nga një person i cili po ashtu dyshohet të ketë qenë i armatosur. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

Të premten, më 18 dhjetor, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u plagos me armë zjarringa disa persona që po tentonin të grabisnin para nga një bankomat në Prishtinë.

Rasti kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes në një qendër tregtare në lagjen Veternik, në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori