LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra nxënës nigerianë – edhe pse jo të gjithë – arrijnë në shtëpi pasi u rrëmbyen nga Boko Haram

Dhjetëra nxënës nigerianë – edhe pse jo të gjithë – arrijnë në shtëpi pasi u rrëmbyen nga Boko Haram

Të lodhur deri në rraskapitje, disa qindra fëmijë nigerianë të shkollës të rrëmbyer nga një veprim i pretenduar nga Boko Haram përjetuan ditën e tyre të parë të plotë të lirisë të premten pas një periudhe gati një javore.

Por lehtësimi për mbijetesën e tyre, sipas France24, përcjell Telegrafi, u ndërthur me shqetësimin se shumë të tjerë mund të ishin akoma robër dhe rrethanat e lirimit të tyre mbetën të paqarta.

Të papastruar, të lodhur dhe të dëshpëruar – shumica e tyre pa këpucë – djemtë u sollën në zyrën e guvernatorit në Katsina, në Nigerinë veriperëndimore, pasi u lanë të lirë të enjten vonë.


Pse Nigeria nuk mund t'i mbrojë fëmijët e saj nga Boko Haram?
Lexo po ashtu Pse Nigeria nuk mund t'i mbrojë fëmijët e saj nga Boko Haram?

Një djalë madje shpërtheu në lot ndërsa po drejtohej në sallën e pritjes nga guvernatori i shtetit Bello Masari. Një zyrtar mori një shami dhe i fshiu lotët.

“Jam i lumtur, shumë i lumtur që do të shoh babanë, nënën dhe vëllezërit e mi të vegjël”, thotë një tjetër, 14-vjeçari Ibrahim Sani, duke buzëqeshur, edhe pse dukej i lodhur.

Hajia Bilikis, një nënë që po priste me padurim me prindërit e tjerë, foli për ngazëllimin e saj kur pa në sy djalin e saj, Abdullahi Abdu-Rasaq, 15 vjeç.

“Unë jam aq e ngazëllyer… Unë fillova të qaj nga gëzimi kur e pashë atë”, ka thënë ajo për AFP.

E guvernatori Masari tha se të rinjtë ishin traumatizuar nga ato që kishin përjetuar.

“Ju vuajtët fizikisht, mendërisht dhe psikologjikisht, por më lejoni t’ju siguroj se ne vuajtëm më shumë dhe prindërit tuaj vuajtën më shumë”.

Rrëmbimi masiv të premten e kaluar nga njerëz të armatosur në një shkollë rurale në Kankara u dyshua fillimisht se u krye nga bandat kriminale që kanë terrorizuar rajonin për vite me radhë.

Por të martën Boko Haram, grupi brutal xhihadist, mori përgjegjësinë.

Zyrtarët lokalë njoftuan të enjten vonë se djemtë ishin liruar dhe do të kalonin natën në mbrojtjen e agjentëve të sigurisë.

Një burim sigurie, duke folur në kushte anonimiteti, tha se ata ishin lënë në pyll pas negociatave midis autoriteteve dhe rrëmbyesve, por nuk dha detaje të tjera. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Scholz mbron telefonatën me Putinin – jep “lajmin e keq” para gazetarëve në Berlin

Botë
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Evropa
Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Klymenko, u kundërvihen me artileri e drona – pamje nga beteja e ashpër

Ukrainasit parandalojnë sulmin rus në Klymenko, u kundërvihen me artileri e drona – pamje nga beteja e ashpër

Evropa
Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Ministrja suedeze “tmerrohet” nga bananet - kudo që ajo shkon, ato duhet të hiqen nëse janë aty

Botë
Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Ish-pjesëtari i forcave speciale tregon çfarë tha Sadam Hussein kur u kap

Amerika
Kalo në kategori