Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), njofton se në dy muajt e fundit është përballur me emergjencë të rëndë shëndetësore si rrjedhojë e rritjes së lartë të numrit të personave të infektuar me virusin SARS Cov-2, që kanë kërkuar kujdes spitalor, përfshirë kërkesat e shtuara për oksigjen mjekësor.
Në njoftim thuhet se duke u ballafaquar me situatë të nevojës ekstreme dhe me qëllimin e shpëtimit të jetëve, Bordi Drejtues i SHSKSUK dhe u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM kanë kërkuar mobilizimin e të gjitha kapaciteteve të operatorëve të licencuar për furnizim me oksigjen mjekësor dhe të gjitha kapaciteteve teknike dhe humane në Republikën e Kosovës për të përballuar situatën e rënduar.
Lexoni të plotë njoftimin:
Njoftim nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së lidhur me furnizimin me oksigjen mjekësor
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK), njofton se në dy muajt e fundit është përballur me emergjencë të rëndë shëndetësore si rezultat i rritjes së lartë të numrit të personave të infektuar me virusin SARS Cov-2, që kanë kërkuar kujdes spitalor, përfshirë kërkesat e shtuara për oksigjen mjekësor.
Duke u ballafaquar me situatë të nevojës ekstreme dhe me qëllimin e shpëtimit të jetëve, Bordi Drejtues i SHSKSUK dhe u.d. i Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), duke vepruar në zbatim të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 01/10, datë 05.07.2020, dhe Vendimit 2074, të Bordit Drejtues të SHSKUK, të datës 29.09.2020 kanë kërkuar mobilizimin e të gjitha kapaciteteve të operatorëve të licencuar për furnizim me oksigjen mjekësor dhe të gjitha kapaciteteve teknike dhe humane në Republikën e Kosovës për të përballuar situatën e rënduar.
Në këtë drejtim, Bordi Drejtues siguron të gjitha palët se SHSKUK ka ndërmarrë të gjitha masat për të siguruar që vetëm oksigjeni i licencuar mjekësor, sipas Autorizim Marketingut, të lëshuar nga Agjencia Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), është në përdorim për pacientët.
Për më tepër, gjithashtu është siguruar se përdorimi i bombolave të mbushura me oksigjen mjekësor është në përputhje me Ligjin Nr. 06/l-031 Për Pajisjet nën Presion dhe ligjet tjera të aplikueshme dhe nga operatorët e licencuar nga ministria përkatëse.
Tutje, Bordi Drejtues i SHSKUK ka kërkuar, dhe në vazhdimësi kërkon, nga:
U.d. drejtori i SHSKUK që në rast të emergjencave shëndetësore, si rezultat i pandemisë COVID- 19, të mobilizojnë të gjitha kapacitetet dhe resurset teknike dhe njerëzore në SHSKUK, për të adresuar nevojat shëndetësore për oksigjen mjekësor dhe terapi tjetër përcjellëse si dhe të kujdesen për shfrytëzim racional të resurseve që janë të kufizuara;
Institucionet publike të Republikës së Kosovës të ndërmarrin të gjitha masat për të asistuar dhe lehtësuar përmbushjen e nevojave shëndetësore për furnizim me Oksigjen mjekësor dhe terapinë tjetër përcjellëse;
Operatorët ekonomik, në rast të emergjencave shëndetësore, si rezultat i pandemisë COVID-19, të marrin të gjitha masat dhe mobilizojnë të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, për të adresuar nevojat emergjente shëndetësore për oksigjen mjekësor si dhe terapisë tjetër përcjellëse.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së duke pas në konsideratë atë që u tha më lartë, apelon qytetarët që të ju përmbahen respektimit të masave të dala nga institucionet shëndetësore për parandalimin e bartjes së infeksionit COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje