Oda e Mjekëve të Kosovës përmes një reagimi për media i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që që mjekëve specializantë që kanë shërbyer në Klinikat e SHSKUK-së gjatë pandemisë, t’iu kompensohen shtesat dhe kujdestaritë sa më parë.
“OMK me shqetësim, indinjatë dhe zhgënjim ka pranuar njoftimin për mos kompensimin e shtesave, kujdestarive dhe së fundmi edhe kompensimin e pagave me vonesë për mjekët specializantë të cilët ofrojnë shërbime mjekësore në mënyrë të pakursyer dhe obligative së bashku me mjekët e tjerë specialistë pranë SHSKUK-së, përkatësisht në klinikat me pacientë të sëmurë me virusin Covid-19,por jo vetëm, që nga fillimi i pandemisë e deri më sot, dhe të cilët janë detyruar që përmes protestave të kërkojnë të drejtat e tyre që iu garantohen me vendime të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe me Ligjin e Punës”, thuhet në reagimin e tyre.
Oda thekson se mjekët specializantë që nga fillimi i pandemisë, me 13 mars 2020 janë të angazhuar të gjithë pa dallim në klinikat me pacientë të sëmurë me virusin COVID-19, nga drejtorët e klinikave përkatëse si dhe nga drejtoria e SHSKUK-së, por të cilëve nga muaji korrik 2020 nuk u janë kompensuar shtesat dhe kujdestaritë për punën e tyre në shërbim të këtyre klinikave.
“Megjithëse të njëjtit nuk janë kompensuar, ata kanë vazhduar punën në ofrimin e shërbimeve mjekësore në këto klinika dhe përmes komunikimeve zyrtare kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e SHSKUK-së që t’iu bëhen pagesat e shtesave dhe kujdestarive të mbajtura nga periudha korrik —nëntor 2020. Përkundër dërgimit të shkresave të panumërta pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së SHSKUK-së, të njëjtit kanë marrë përgjigje se pagesat nuk janë kryer për arsye teknike të cilat realisht nuk ekzistojnë, por janë vetëm arsyetim sa për të vonuar tutje kryerjen e këtyre pagesave.
Oda e Mjekëve konsideron se me veprimet e tilla nga institucionet shëndetësore punëdhënëse, duke injoruar kërkesat legjitime të kësaj kategorie të mjekëve, përveç që ha bërë shkeljen e Vendimit të Qeverisë me nr ref 01/19 i dt.30.03.2020 st dhe Vendimit me nr ref 18/38 të dt 30.10.2020, të njëjtit kanë bërë shkelje edhe të Ligjit të Punës, përkatësisht Nenit 56, ku thuhet se: ”Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me këtë ligj, Kontratën Kolektive dhe Kontratën e Punës.””, thuhet më tej në reagim.
Oda e Mjekëve të Kosovës iu bënë thirrje që në afat sa më të shkurtër kohor, të bëjë kompensimin e kësaj kategorie të mjekëve për shtesat dhe kujdestaritë e mbajtura në klinikat e SHSKUK-së, por jo vetëm, në të kundërtën OMK në respektim të dispozitave ligjore në fuqi, detyrohet që në emër të mjekëve specializantë do të iniciojë procedurë gjyqësore pranë Gjykatës kompetente deri në realizimin e të drejtave të tyre, të cilat u garantohen sipas Vendimeve të Qeverisë dhe Ligjit Nr. 03/L-212 të Punës!. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë