LAJMI I FUNDIT:

Pse Nigeria nuk mund t’i mbrojë fëmijët e saj nga Boko Haram?

Pse Nigeria nuk mund t’i mbrojë fëmijët e saj nga Boko Haram?

Ndërsa detajet vazhdojnë të jenë të mjegullta, më shumë se 300 fëmijë u “kidnapuan” pas një sulmi në një shkollë në Nigerinë veriperëndimore gati një javë më parë.

Një numër i madh sulmuesish që ngisnin motoçikletat u zunë pritë, fëmijëve në shkollë.

“Ata thanë se nuk ishin këtu për të na grabitur, që ne të mos vraponim. ‘Ne do t’ju ndihmojmë’”, tha 13-vjeçari Khalid Yargobe, i cili shpëtoi duke kërcyer mbi një mur me shumë shokë të tij të klasës ndërsa sulmuesit futeshin në shkollën e tij.


Ndërsa rrëmbimi për shpërblim nga elementët kriminalë në shtetin Katsina ka parë një rritje shqetësuese, një rrëmbim i kësaj shkalle është i padëgjuar, shkruan CNN, përcjell Telegrafi.

Gjithsesi, ky është një kujtim i rrëmbimit brutal të 276 vajzave nga Chibok në vitin 2014 nga grupi terrorist Boko Haram. Më shumë se 100 nga ato vajza nuk u kthyen kurrë më në shtëpi.

Dhe të martën, u shfaq një mesazh audio duke pretenduar përgjegjësinë për rrëmbimin, gjoja nga Abubakar Shekau, udhëheqësi i një fraksioni të grupit terrorist Boko Haram.

Guvernatori i Shtetit Katsina, Aminu Bello Masari tha për CNN se zyrtarët ende nuk kanë parë ndonjë provë konkrete që djemtë u morën nga grupi.

Por nëse pretendimi është i vërtetë, kjo është thellësisht shqetësuese për ndikimin e Boko Haram.

Ndryshe, për një dekadë, fraksione të ndryshme të grupit kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë dhe kanë zhvendosur miliona, në fortesën e tyre qindra kilometra larg në Nigerinë verilindore.

Misioni u realizua?

Pothuajse saktësisht pesë vjet më parë, presidenti nigerian Muhammadu Buhari pohoi se qeveria kishte “mundur teknikisht” Boko Haram.

Ndërsa ishte qartë e motivuar politikisht, kishte disa të vërteta në deklaratën e tij të diskutueshme në atë kohë.

Në muajt e mëparshëm ushtria nigeriane, me mbështetjen ndërkombëtare dhe përfshirjen kritike operacionale nga një koalicion i shteteve rajonale, e “shtyu” Boko Haram nga një sipërfaqe e madhe territori që kryengritësit kontrolluan në shtetin Borno në rajonet kufitare.

Në mars të vitit 2015, Boko Haram premtoi besnikëri ndaj ISIS në Siri dhe Irak.

Lirohen mbi 300 fëmijët e rrëmbyer nigerianë, thotë zyrtari shtetëror
Lexo po ashtu Lirohen mbi 300 fëmijët e rrëmbyer nigerianë, thotë zyrtari shtetëror

Me gjithë pikën e qartë ideologjike të përbashkët midis dy grupeve ekstremiste, ajo u pa gjerësisht si një lëvizje e bërë nga dëshpërimi ndërsa po goditeshin në tokë.

Premtimi i besnikërisë ndaj ISIS çoi në një luftë dhe thyerje të lidershipit, me Boko Haram që u nda në të paktën dy grupe.

Njëra drejtohet nga Shekau dhe tjetra që e quan veten Shteti Islamik Provinca e Afrikës Perëndimore (ISWAP).

Humbja e territorit dhe konfliktet ulën ndjeshëm kërcënimin e luftimeve të hapura dhe ushtria çliroi vajza dhe gra të panumërta të rrëmbyera ndërsa rimerrnin kontrollin.

Boko Haram pastaj u zhvendos edhe më shumë në taktika brutalisht të pazakonta si sulmet vetëvrasëse, të kryera ndonjëherë nga vajza të rrëmbyera.

Por, me gjithë një periudhë relative të paqes, vëzhguesit e afërt besuan se gjithmonë ekzistonte kërcënimi i një ringjalljeje.

Ciklet e dhunës

Për të kuptuar pse, duhet të shikoni origjinën e vetë Boko Haram, shkruan CNN.

Grupi u shfaq në fillim të viteve 2000 në Maiduguri, në shtetin Borno.

“Boko Haram” është me të vërtetë një pseudonim – emri i tyre zyrtar përkthehet në “Njerëz të Angazhuar për Përhapjen e Mësimit dhe Xhihadit të Profetit”.

Kjo do të thotë se “edukimi” ose “arsimi perëndimor” është i ndaluar dhe origjina e grupit mund të shpjegohet, pjesërisht, me interpretimin e tyre të rreptë Salafist të Islamit.

Për disa vjet Boko Haram u rrit relativisht në mënyrë paqësore – duke tërhequr mbështetës të zemëruar nga kërcënimi i perceptuar i arsimit dhe moralit perëndimor që vijnë nga qeveria federale dhe depërtojnë nga jugu i Nigerisë (i cili është kryesisht i krishterë).

Ata gjithashtu shfrytëzuan zhgënjimin popullor për nivelet e larta të korrupsionit dhe paaftësisë nga shteti.

Por është e pamundur t’i atribuohet një faktor i vetëm ngritjes së Boko Haram?

Disa argumentojnë se evolucioni i grupit terrorist në formën e tij të tanishme të dhunshme mund të gjurmohet në një operacion të rëndësishëm sigurie kundër anëtarëve të tij në vitin 2009.

Ky mision çoi në kapjen dhe vrasjen e themeluesit të tij Mohammed Yusuf, përcjell Telegrafi.

Boko Haram publikon videon ku pretendon se tregon nxënësit e rrëmbyer nigerianë
Lexo po ashtu Boko Haram publikon videon ku pretendon se tregon nxënësit e rrëmbyer nigerianë

Vetëm javën e kaluar, gjykata penale ndërkombëtare në Hagë akuzoi të dy grupet terroriste dhe forcat e sigurisë nigeriane për krime të mundshme kundër njerëzimit.

Rreth 10,000 njerëz, shumë prej tyre fëmijë, kanë vdekur në paraburgim gjatë konfliktit, sipas një raporti nga Amnesty International të lëshuar në maj.

Armët nuk do ta zgjidhin atë

Është e diskutueshme nëse Boko Haram ka gëzuar ndonjëherë mbështetje të gjerë popullore në disa rajone.

Por aktiviteti i tyre i fundit ka “prishur” atë mbështetje që ata patën dhe çoi në zemërimin e publikut.

Në fillim të këtij muaji, një grup militantësh me motoçikleta vranë më shumë se 100 burra dhe gra pranë Maiduguri. Ata ishin pjesë e një komuniteti fermer.

Sipas Mohammed Awwal, një anëtar i një grupi vigjilent lokal, sulmet ishin për hakmarrje sepse komuniteti refuzoi t’i jepte Boko Haram ushqimin e tyre, një rregullim i stilit mafioz që i kishte mbajtur më parë të sigurt.

“Ata ua lidhën duart pas shpine dhe ua prenë kokën”, tha Awwal, duke cituar një dëshmitar okular.

Sido që ju e shpjegoni origjinën e tyre, Boko Haram ka qenë prej kohësh një grup kryengritës, një parazit: marrja e ushqimit; grave dhe vajzave si gra ose skllave; rrëmbimi i djemve për shpërblim, shkëmbim për të burgosurit ose futja në fushën e betejës.

Por, me gjithë sigurimet nga qeveria, ushtria dhe policia nuk shihen gjithmonë si shumë të mirë nga shumë nigerianë.

Protestat e fundit #ENDSars janë një degë e këtij zemërimi.

Në fund të fundit, ekziston një konsensus i gjerë që armët vetëm nuk do të shuajnë kërcënimin e Boko Haram për të mirë.

Për ta bërë këtë, duhet të ketë një ndryshim me shumicë në strategji që zgjeron fokusin në ndërtimin e besimit dhe mundësive të komunitetit. Një fokus në pajtim, jo dhunë. Dhe politikanë mjaft të guximshëm për ta bërë këtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Ku qëndrojnë partitë gjermane në raport me luftën në Ukrainë?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori