LAJMI I FUNDIT:

​Ruçi, Osmanit: Rrallë ndodh që një politikane të mbajë përgjegjësi kaq të madhe për popullin  

​Ruçi, Osmanit: Rrallë ndodh që një politikane të mbajë përgjegjësi kaq të madhe për popullin  

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, është pritur me nderime shtetërore në Shqipëri, ndërsa sot i është adresuar edhe deputetëve të Kuvendit.

Para adresimit të saj para ligjvënësve të Shqipërisë, kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi ka përgëzuar Osmanin për udhëheqjen e saj.


Ruçi në fjalimin e tij ka folur edhe për aktakuzat nga Gjykata Speciale, ku tha se Kuvendi i Shqipërisë dhe gjithë qytetarët e botës që janë në anën e së drejtës dhe të vërtetës e mbështetin Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se janë në anën e Kosovës.

“Zonja Vjosa Osmani, kjo bijë e Mitrovicës dhe Kosovës është një politikane e re dhe shumë e respektuar. Ajo shquhet ndër profesionistë të reja dhe të rinj të Kosovës si juriste dhe si njeri i ligjit e diplomuar në Universitetin e Prishtinës dhe atë të Pitesburgut të SHBA me një karrierë të pasur e të spikatur jo vetëm si profesor i drejtës por edhe në fushën e politikës. Prej muajit shkurt të këtij viti zonja Osmani është zgjedhur kryetare e kuvendit të dhe prej muajit nëntor është president në detyrë e Republikës së Kosovës. Rrallë ndodh që një politikanë, aq më tepër një politikane të mbajë përgjegjësi kaq të madhe dhe kaq të rëndë për shtetin dhe popullin e vetë. Për këtë zonja Osmani ju garantoj që keni gjithë simpatinë, solidaritetin dhe gjithë mbështetjen tonë”, deklaroi Ruçi.