LAJMI I FUNDIT:

Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon që të zgjatet orari i punës për festat e fundvitit

Rrjeti i Shitësve me Pakicë kërkon që të zgjatet orari i punës për festat e fundvitit

Rrjeti i Shitësve me Pakicë i kërkoi sërish institucioneve vendore zgjatjen e orarit të punës dhe unifikimin e tij për të gjitha komunat si nevojë themelore për evitimin e turmave për festat e fundivitit dhe për garantimin e mbarëvajtjes së veprimtarive ekonomike gjatë kësaj periudhe të gjendjes emergjente të shëndetit publik.

Marrë parasysh situatën në terren dhe me mbylljen e institucioneve të arsimit ditëve në vijim, Rrjeti i Shitësve me Pakicë i bën thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që të zgjatet orarin i lejuar i punës në mënyrë që të ruhet shëndeti publik dhe të garantohet zbatimi i masave.

“Është evidente që kur kufizimi orarit të punës dhe lëvizjes ka qenë për kohë më të gjatë, konkretisht deri në orën 23:30, numri i infektuarve në raport me numrin e testimeve ka qenë shumë më i vogël”, thuhet në njoftim.


Sipas Rrjetit të shitësve me pakicë: gjatë muajit dhjetor, mesatarja e infektimeve për 10 ditë e para del të jetë 37.19% në raport me testimet e bëra, (orari i kufizuar deri në 18:00, 19:00 apo 20:00), gjatë nëntorit, mesatarja e infektimeve ka qenë 39.81% në raport me numrin e testimeve, ndërsa (orari i kufizuar deri në 18:00, 19:00 apo 20:00) ndërkaq gjatë muajit tetor, mesatarja e infektimeve ka qenë 14.21% ne raport me numrin e testimeve të bëra (orari i kufizuar deri në orën 23:30)

“Andaj, ne ritheksojmë se zgjatja e orarit të punës dhe lëvizjes është një nevojë e domosdoshme e komunitetit të biznesit në mënyrë që situata e krijuar mos të ketë implikime më të mëdha jo vetëm në shëndetin publik por edhe në ekonominë e vendit”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Lansohet parakualifikimi për projektin e ruajtjes së energjisë përmes baterive

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Kalo në kategori