LAJMI I FUNDIT:

Cakaj publikon një video emocionuese nga ish ushtarja e UÇK-së

Cakaj publikon një video emocionuese nga ish ushtarja e UÇK-së

Ajo lindi dhe jetoi deri në përfundim të shkollës fillore në Luginën e Preshevës. Gjithë këtë kohë kishte përjetuar shtypjen dhe robërinë nga pushteti serb që po e bënte ndaj shqiptarëve.

Linda Fetahu Krivajneva vendosi që shkollën e mesme ta vazhdojë në Ferizaj.

Nuk ishte as aty ndryshe. Gjithë kohën shtypje e protesta. Dhe në vitin 1999, në janar, pas Masakrës së Reçakut ajo vendosi t’i bashkohet si infermiere Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.


Rrëfimin e saj, që është në kuadër të platformës “LIRIA KA EMëR”, e ka publikuar Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj.

“Janar ‘99. Agu i parë pas masakrës së Reçakut, ishte pikëkthesa kur Linda Fetahu-Krivanjeva vendosi t’i bashkohej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Si infermiere e re, ajo u gjend pranë fëmijëve, të pambrojturve, të sëmurëve, të shtyrëve në moshë, të vrarëve e plagosurve, ushtarëve të lirisë në çastet më të vështira e në orët më të liga.

Ajo ende dhembshurisht kujton qëndrimin e parë përballë me mortin: një vajzë 23 vjeçare, shtatzënë, e cila tre ditë pasi humbi fëmijën, shkoi edhe vetë në amshim, për të mbetur gjithmonë martire në mbamendjen e përbashkët të gjithë kombit shqiptar. Ato u bënë pluhur frymëzimi për çdo brez shqiptarësh më pas, ndërsa puna, loti e sakrifica e Lindës u bënë dielli i lirisë i më të dashurës, Kosovë.

Lutem ta shpërndani këtë histori për t’i dhënë krahë e jehonë rrëfimit madhështor të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

#LiriaKaEmër #KrenarmeUÇK”, ka shkruar Cakaj në postimin e tij./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori