LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Mendoj që Thaçi është i pafajshëm

Konjufca: Mendoj që Thaçi është i pafajshëm

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se ai mendon që Hashim Thaçi është i pafajshëm.

Kështu deklaroi Konjufca kur u pyet se pse shefi i tij, Albin Kurti, i dërgoi letër Gjykatës Speciale me kërkesë që Rexhep Selimi të lirohet me kusht dhe aty nuk u përfshinë edhe individë të tjerë që ndodhen duke u gjykuar atje.

“Kurti iu drejtua si parti politike për shefin e grupit parlamentar. I është drejtuar që Selimi si shef i ka kryer detyrat me përgjegjësi”, tha Konjufca në Klan Kosova.


“Ata e kanë dalluar vetveten, p.sh. prokuroria i ka tre fakte shumë rënda kundër Thaçit, siç është letra e Pompeos, ku ka thënë se duhet të shpërbëhet Gjykata Speciale, e tash prokurori thotë se ‘ky njeri i ka shkruar njërit prej njerëzve më të fuqishëm të botës me na shpërbë neve’”.

“Të gjitha këto nuk janë gabime as të Kurtit, as të Hotit e as të Kosovës, por janë gabime të Thaçit që s’e di pse i ka bërë e s’ka pasur nevojë me i bë. Besoj që dikush e ka këshilluar që mos me i bë, por  siç duhet e ka bërë prej panikës e frikës”.

“Unë mendoj që ai është i pafajshëm, por po tregoj se çka ka menduar prokurori”.

“Albin Kurti i drejtohet për deputetin e vet, e Avdullah Hoti duhet t’i drejtohet për të katërtit, ka deklaruar Konjufca.

Në trend Lajme

Më shumë
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja

“Atëherë isha në stres, nuk isha vetvetja" – dëshmitarja nuk i qëndron pranë deklaratës së dhënë në Prokurori për rastin e fajdesë

Drejtësi
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Financohej nga shqiptarët në Dubai, Europol godet rrjetin e kokainës nga Kolumbia, sekuestron 8 milionë euro

Lajme
Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Voziti në kahun e kundërt në autostradë, shoferit i ndalohet drejtimi i automjetit për një vit

Lajme
Kalo në kategori