LAJMI I FUNDIT:

Shtegu Via Dinarica po bëhet më i mirë dita ditës me ofertë të pasuruar

Shtegu Via Dinarica po bëhet më i mirë dita ditës me ofertë të pasuruar

Është inauguruar i shtegut tematik të Ujëvarës,  e cila gjendet përgjatë rrugës në fashtin Rekë e Allagës nga kalon shtegu i ҫiklizimit Via Dinarica dhe si projekt është financuar nga Bashkimi Evropian dhe Komuna e Pejës.

Drejtoresha Ekzekutive e Fondit pwr Zhvillim Komunitar (CDF), Nermin Mahmuti, theksoi se renovimi i Shtegut i Ujëvarës do të ju ofrojë qasje më të mire vizitorëve pwr te parë bukuritë e kwsaj ujëvare, do të promovojë turizmin malor në Kosovë dhe do të tërheq më shumë vizitor në këtë zonë, por edhe variante të komplekseve hoteliere, restoranteve dhe shtëpizave malore dhe pikave tjera frekuentuese turistike në këtë zonë. Pos turizmit, ky shteg do të shfrytëzohet edhe si pikë për të promovuar vetëdijësimin mjedisor, duke vetëdijësuar komunitetin që zona ku ata jetojnë është e veçantë dhe me vlera të jashtëzakonshme dhe si e tillë duhet të ruhet dhe të mbrohet në formën dhe mënyrën më të mirë nga popullata por edhe nga institucionet.

Projekti “Zgjerimi i Via Dinarica në zonën ndërkufitare Shqipëri-Kosovë” implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe synon te ndihmojë zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e ofertës së turizmit aventurier në zonën ndërkufitare nëpërmjet modeleve unike të turizmit të qëndrueshëm të bazuar në vlerat natyrore, tradicionale dhe kulturore, duke nxjerrë në pah karakteristikat e përbashkëta të zonës.


Zhvillimi i Via Dinarica në Kosovë është vazhdimësi e koncepteve të mëparshme të Via Dinarika, që lidh Slloveninë, Bosnjën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën nëpërmjet një distance shtigjesh të pandërprerë me rreth 2000 km gjatësi.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik, Lendita Muhaxheri theksoi se “ky projekt tregon edhe një punë të arsyeshme të Drejtorisw për Zhvillim Ekonomik, të cilën e kemi realizuar së bashku me CDF dhe financimet e EU programin ndërkufitarë Shqipëri-Kosovë ndërsa dua të falënderoj gjithashtu inxhinierin Emin Sadiku, i cili ka qenë mbikëqyrës gjatë realizimit të punëve”.

“Jemi të përkushtuar në zhvillimin e produkteve të turizmit të aventurës dhe jemi duke vepruar në atë drejtim qe këto produkte të jenë në shfrytëzimin e çdo turistit ndërsa po krijojmë kushte që destinacionin tonë ta vizitojnë sa më tepër turistë dhe të qëndrojnë sa më gjatë”, tha Muhaxheri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori