Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) ka bërë nënshkrimin e kontratave të para të përfituesve të Programit për Zhvillim Rural 2020-21. Rreth 850 fermerë pritet të përfitojnë grante në vlerë prej 29 milionë euro.
Në ceremoninë solemne të nënshkrimit të gjashtë kontratave të para, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se bujqësia po e merr vëmendjen e plotë gjatë qeverisjes së tij.
“Bujqësia po e merr vëmendjen e plotë që duhet të ketë dhe përtej kësaj edhe në fondin për rimëkëmbje ekonomike duke dyfishuar subvencionet në pjesën e Bujqësisë, prej të cilave besoj që pjesa më e madhe do të arrihet që të paguhet brenda këtij viti […]po mundohemi të kompletojmë infrastrukturën ligjore dhe krejt instrumentet e ndryshme për mbështetje të bujqësisë. Ju keni parë dje se kemi pas një diskutim të gjatë për fondin e garantive të kredive ku do të ketë dritare të veçantë për kreditim me kushte të volitshme, e më mbulim të kolateralit deri në 80 përqind për kredi që shkojnë në sferën e bujqësisë”, tha ai.
E, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa iu premtoi mbështetje bujqve, derisa tha se në këtë periudhë të pandemisë kanë dyfishuar subvencionet karshi tyre.
“Falë punës sonë në krijimin e kushteve dhe kritereve të barabarta për bujqit dhe rritjen e transparencës në ndarjen e këtyre granteve kemi arritur të përfitojmë edhe 5 milionë euro nga BE-ja për t’iu ndarë grante bujqve tanë t’i lehtësuar tejkalimin e COVID-it. Së shpejti do të shpallim edhe thirrjen e dytë për aplikim për grante në gjithsej nga programi për zhvillim rural 2020-2021 presim të kemi 850 përfitues të granteve në vlerë prej 29 milionë euro nga Ministria e Bujqësisë që do të krijonte 2500 vende të reja të punës. E tëra është kjo siç thash deri në dhjetor të vitit 2021. Sot thirrja e parë për grante kulmoi me nënshkrimin ceremonial të këtyre 6 kontrata e nga sot vazhdon nënshkrimin i qindra kontratave deri në dhjetor të vitit 2021”, tha ai.
Krahas kësaj, ministri Mustafa tha në kuadër të Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike mbështetja karshi bujqësisë do të jetë më e madhe./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nënshkruhet marrëveshja për energji më të pastër me MCA-Kosova
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe