LAJMI I FUNDIT:

Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Raporti ditor i gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës

Ministria e Infrastrukturës ka publikuar sot raportin ditor të gjendjes së auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe nacionale të Kosovës.

Në rajonin Prishtina 1 dhe 2 rrugët janë kryesisht të kalueshme dhe pa borë, me përjashtim të mjegullës, ndërkaq në rrugën N9 Prishtinë-Mutivodë, për shkak të temperaturave nën zero (-0), po bëhet hedhja e kripës dhe e rërës.

Edhe në rajonin e Pejës të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe në gjendje normale, por që sipas nevojës, për shkak të temperaturave të ulëta, po bëhet shpërndarja e kripës.


Mirëmbajtja po vazhdon edhe në rajonin e Mitrovicës, por pa ndonjë aktivitet shtesë, pasi rrugët janë të gjitha të kalueshme në këtë rajon.

Rrugët janë të kalueshme edhe në rajonin e Ferizajt.

Edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Prizrenit po mirëmbahet dhe të gjitha rrugët janë të lira për qarkullim, duke theksuar se në drejtimin Suharekë-Caralevë po intervenohet me kripë.

Në rajonin e Gjilanit gjendja e rrugëve është e mirë dhe pa ndonjë pengesë eventuale.

Rrugët janë krejtësisht të lira për qarkullim edhe në rajonin e Gjakovës, pa pasur nevojë për ndonjë intervenim shtesë, pos mbikëqyrjes rutinore.

Po ashtu të gjitha auto-udhët janë të lira, pa borë ose ndonjë faktor tjetër nga i cili do të pengohej komunikacioni.

“Ministria e Infrastrukturës po vazhdon mbikëqyrjen e mirëmbajtjes dimërore të auto-udhëve, rrugëve rajonale dhe atyre nacionale në baza ditore, nga edhe do të raportoj vazhdimisht, duke pasur parasysh vështirësitë dhe pengesat që mund të hasin pjesëmarrësit në komunikacion, shkaku i ndryshimeve atmosferike”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Pastrimi" paralajmëron procedimin e borxheve tek përmbaruesit, pagesa e faturave deri më 6 shtator

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Kalo në kategori