Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka folur për zgjedhjen e presidentit të vendit, për të cilën së fundi është debatuar shumë mes pozitës dhe opozitës.
Në një shkrim në Facebook Murati ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese se dy herët e para të votimit duhet të jenë prezentë 80 deputetë (pra 2/3 e deputetëve) aq sa duhen për ta zgjedhur presidentin e bën këtë një mision shumë të vështirë për Kuvendin tonë që për asgjë nuk krijon konsensus.
“Edhe njëherë për zgjedhjen e presidentit, edhe njëherë për ndryshimet kushtetuese. Sa herë vije koha për zgjidhjen e presidentit me të drejtë opinioni publik shqetësohet, sepse krizat politike ia zënë vendin njëra tjetrës. Dhe ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme as zgjedhjet e reja. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese se dy herët e para të votimit duhet të jenë prezentë 80 deputetë (pra 2/3 e deputetëve) aq sa duhen për ta zgjedhur presidentin e bën këtë një mision shumë të vështirë për Kuvendin tonë që për asgjë nuk krijon konsensus”, ka thënë Murati.
Sipas tij, për shkak të zgjedhjes së presidentit, partitë politike vazhdojnë të shantazhojnë njëra-tjetrën e realisht e shantazhojnë Kosovën dhe funksionalitetin e shtetit tonë.
E për këtë thotë se nevojiten ndryshimet kushtetuese.
“Rrjedhimisht në diskursin publik fillon me të drejtë të kërkohet që presidenti të zgjidhet me votat e qytetarëve të Kosovës. Personalisht jam për një variant të tillë, duke qenë se me kushtetutën tonë presidenti ka mjaft fuqi dhe nuk do të kishte nevojë t’i shtoheshin përgjegjësitë. Sidoqoftë, për një zgjidhje të tillë politike, duhet ndryshime kushtetuese. Andaj habitem me shumë miq të mi të cilët vazhdojnë të propozojnë këtë zgjidhje, pa e diskutuar vështirësinë e ndryshimeve kushtetuese.”
“Ndryshimet kushtetuese kërkojnë jo vetëm 2/3 e gjithë deputetëve, por edhe 2/3 e deputetëve të pakicave. Që nënkupton së paku 4 deputetë nga Lista Serbe duhet të votojnë për ndryshimet kushtetuese me ç’rast do t’ia zvogëlonin peshën votës së tyre (serbe) në zgjedhjen e presidentit. Ashtu siç deputetët e Listës Serbe nuk e dhanë votën për ushtrinë, dhe në vend të rrugës normale të ndryshimeve kushtetuese u dashtë që krijimi i ushtrisë të përbirohej përmes ndryshimeve ligjore, edhe sa i përket jo vetëm zgjedhjes së presidentit, por edhe ndryshimit të ndonjë presjeje në kushtetutë, deputetët e Listës Serbe nuk do ta japin votën.”
Vota e tyre, në kontekstin tonë nuk është votë e komunitetit serb në Kosovë por është votë e Serbisë. Përmes këtij mekanizmi Serbia e mban Kosovën jofunksionale dhe të shantazhueshme në disa fusha. Dhe kjo pjesë ishte zgjidhja më e dëmshme që i erdhi Kosovës përmes Pakos së Ahtisaarit, rrjedhimisht që u transferua edhe në kushtetutën e Kosovës së pavarur. Ky mekanizëm na lë në status-quo. Andaj duhet së pari të pajtohemi sesi duhet të dalim nga kjo gjendje e status-quos dhe e jofunksionaliteti e cila patjetër duhet të përfundojë përmes ndryshimeve kushtetuese. E për këtë ka vetëm një rrugë për ta larguar Serbinë nga Kosova. Por për këtë njëherë tjetër”, ka thënë në fund Murati, njofton Telegrafi.
Edhe njëherë për zgjedhjen e presidentit, edhe njëherë për ndryshimet kushtetuese
Sa herë vije koha për zgjidhjen e…
Posted by Valon Murati on Sunday, December 13, 2020
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje