Infektologu Ilir Tolaj thotë se në Kosovë është krijuar imuniteti nga Covid-19 dhe për këtë arsye nuk ka numër të madh të rasteve të raportuara siç po ndodh në shumicën e vendeve të botës.
Megjithëse zyrtarisht sipas IKSHPK-së në Kosovë janë 46.580 të infektuar me Covid-19, Tolaj thotë se ky numër është shumë më i lartë.
“Gjendja e pandemisë në Kosovë krahasuar me rajonin është më e mirë dhe kjo nuk besoj se kryekëput është rezultat i masave që janë marrë deri më tash. Pavarësisht se çfarë kanë qenë këto masa, mbikëqyrja dhe përmbushja e tyre nuk ka qenë në nivelin e duhur”, thotë Tolaj.
“Pjesa e popullatës e cila ka qenë më mobile të vihet në kontakt me infeksionin, të infektohet dhe të krijoj një imunitet i cili më pas ka kontribuar, së bashku me masat, domosdo, që të mos shfaqet një numër jashtëzakonisht i lartë i rasteve të reja siç ka ndodhur në vendet e tjera në të cilat masat kanë qenë më rigoroze”, thejsoi Tolaj.
“Ne realisht kemi një numër jashtëzakonisht më të lartë të rasteve të infektuara të cilët e kanë kaluar qoftë me pak simptome ose pa simptome fare”, thotë ai për RTV Dukagjini.
“Në qoftë se zyrtarisht janë 46 mijë raste atëherë lirisht mund të themi se kemi rreth 400 mijë ose ndoshta edhe më tepër raste të infektuara në Kosovë dhe është mu ky numër i të infektuarve, ky nivel i imunitetit të krijuar përmes kalimit të infeksionit i cili tash ka kontribuar që vala e dytë në Kosovë të jetë shumë më e qetë sesa që është vala e dytë në vendet me një kapacitet shumë më të lartë edhe për masa dhe për mbikëqyrjen e tyre”, theksoi Tolaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze