LAJMI I FUNDIT:

Dhjetëra talebanë të vrarë në Afganistan

Dhjetëra talebanë të vrarë në Afganistan

Dhjetëra luftëtarë talibanë u vranë në një sulm ndaj pikave të kontrollit të sigurisë afgane në provincën jugore të Kandaharit.

“Forcat e sigurisë zmbrapsën sulmin dhe vranë 51 terroristë gjersa plagosën nëntë të tjerë”, tha Ministria Afgane e Mbrojtjes.


Talibanët kryen sulme pothuajse të njëkohshme në disa pika kontrolli përreth qytetit të Kandaharit, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër, raporton france24.

Zyrtarët lokalë thanë se shtatë anëtarë të familjes u vranë në bombardimet ndërsa forcat afgane iu përgjigjën sulmit taliban me sulme ajrore.

Provinca Kandaharit është një bastion i talibanëve dhe qyteti i Kandaharit ishte kryeqyteti gjatë sundimit të talibanëve në vitet 1990.

Dy sulme të ndara me bombë, vriten tre persona në Kabul
Lexo po ashtu Dy sulme të ndara me bombë, vriten tre persona në Kabul

Sipas një marrëveshje të nënshkruar nga talibanët dhe Shtetet e Bashkuara në shkurt, kryengritësit nuk duhet të sulmojnë zonat urbane dhe duhet të kufizojnë nivelin e dhunës.

Sidoqoftë, Talibanët kanë rritur sulmet në të gjithë vendin, por tani po synojnë më shumë zona rurale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori