19:20 Forcat e policisë nuk lejojnë afrimin e protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Policia po përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
19:15 Gjatë marshimit bie në sy solidariteti i përdoruesve të automjeteve me protestuesit.
19:10 Protestuesit nisen drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ndryshe nga ditët e mëparshme policia nuk po ndërhyn për t’i penguar, nuk ka as përdorim të gazit lotsjellës apo makinës për hedhje uji.
18:45 Protestuesit kanë nisur marshimin nga sheshin “Skënderbej” drejt Kryeministrisë. Thirrjet e tyre janë kundër qeverisë ndërsa deri tani nuk kanë kryer asnjë akt të dhunshëm.
18:30 – Situata deri tani paraqitet e qetë ndërkohë që vihet re sërish prania e të miturave në protestë.
18:26 – Një tjetër protestues tha se kërkesa për largimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka ardhur për shkak se policia është përpjekur që të fshehë dhe manipulojë ngjarjen e vrasjes së Klodian Rashës.
18:23 – Një prej pjesëmarrësve të protestës Genc Sejko thotë se policia po përpiqet të mos i lejojë të grumbullohen në qendër të Tiranës. “Ardi Veliu të largohet dhe të nisë një reformë e thellë në Policinë e Shtetit”, deklaroi Sejko.
18:15 – Nis grumbullimi i të rinjve ndërkohë policia përpiqet që t’i largoje nga sheshi “Skënderbej”.
Pritet të vijojë në ditën e saj të 5-të protesta në Tiranë, si reagim ndaj vrasjes së 25-vjeçarit Rasha gjate një ndjekej policore.
Thirrja e bërë në rrjetet sociale për grumbullim në orën 18:00 në sheshin “Skënderbej” dhe në të gjitha sheshet e tjera të Shqipërisë, ka qarkulluar online që në mëngjes. Ndërkohë, në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë të stacionuara forca të shumta policore.
Për mbarëvajtjen e protestës janë angazhuar mbi 1 mijë efektivë policie përfshirë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, por në gatishmëri janë dhe Forcat Speciale.
Gazetari Eni Ferhati që po raporton nga Ministria e Brendshme bën me dije se deri në orën 18:00 vihet re një prani shumë e vogël e protestuesve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje