Maqedonia e Veriut synon vaksinimin e rreth 70 për qind të popullatës

Maqedonia e Veriut synon të vaksinoj mes 60 dhe 70 për qind të popullatës, për ta mbrojtur nga përhapja e koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19. Ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe ka thënë se popullata nuk duhet të ketë frikë, meqë bëhet fjalë për vaksina të sigurta, e që shihen si mundësi e vetme për përballje me pandeminë dhe kthimin e jetës në normalitet.
“Qeveria do të siguroj sasi të mjaftueshme të vaksinave, si përmes sistemit COVAX ashtu edhe përmes ofertave tjera të Bashkimit Evropian. Tani kemi mundësi të shumta për kontrata direkte me kompanitë. Vaksinat kundër koronavirusit janë plotësisht të sigurta, dhe vaksinimi është mënyrë e vetme për t’i dhënë fund pandemisë dhe për t’u kthyer në normalitet. Qëllimi jonë është që të vaksinojmë prej 60 deri 70 për qind të popullatës, që besojmë se është e mjaftueshme për të arritur imunitetin dhe të fitojmë betejën ndaj koronavirusit”, ka deklaruar Filipçe në një video të publikuar në rrjetet sociale.
Ai gjithashtu ka reaguar kundër lajmeve që po publikohen në rrjete sociale e media të caktuara, e të cilat kanë të bëjnë me vaksinën.
“Jemi dëshmitarë të më shumë lajmeve të rreme lidhur me vaksinën dhe vaksinimin. Dua t’ju bindë se të gjitha vaksinat janë të sigurta. Ato po bëhen sipas protokollove dhe nuk ka vend për asnjë shqetësim”, ka theksuar Filipçe.
Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, më 11 dhjetor bëri të ditur vendimin e qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për mbi 800 mijë vaksina, që sipas tij pritet të arrijnë në tre muajt e parë të vitit 2021.
Maqedonia e Veriut të shtunën ka regjistruar 19 persona të vdekur dhe 982 të infektuar me koronavirusin e ri. Aktualisht me këtë virus janë diagnostikuar mbi 73 mijë persona, prej tyre rreth 49 mijë janë shëruar ndërsa aktiv janë afër 22 mijë të tjerë. Numri i të vdekurve ka arritur në 2.096 persona.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik bëjnë të ditur se 68.2 për qind e viktimave kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese, kryesisht kardiovaskulare. Pjesa dërrmuese të viktimave janë të moshës mbi 60 vjeç ndërsa sa i përket gjinisë, mbi 1.200 janë meshkuj kurse rreth 700 gra./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania