LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës vizitoi policin e aksidentuar 14 vjet më parë në krye të detyrës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës vizitoi policin e aksidentuar 14 vjet më parë në krye të detyrës

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka vizituar pjesëtarin e Policisë së Kosovës Mazllum Bajraktarin, në katërmbëdhjetë vjetorin e përfshirjes në aksident.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Mazllum Bajraktari, 14 vjet më parë u aksidentua në krye të detyrës. duke marrë lëndime të rënda, thuhet në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtarë të Policisë së Kosovës në Facebook.

“Kolegët, Policia e Kosovës, nuk e harron kontributin e Mazllumit dhënë për të mirë të vendit, ju dhe familja e juaj do të vazhdoni të jeni pjesë e familjes së Policisë së Kosovës”, ka thënë U.D. drejtori i PK-së Samedin Mehmeti, gjatë vizitës që i bëri Mazllum Bajraktarit në banesën e tij.


“Ne i gëzohemi faktit se ju vazhdoni të rikoperoheni për çdo ditë, ne do të vazhdojmë të ju përkrahim në çdo moment”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Gjatë vizitës te Bajraktari, U.D. i drejtorit të Policisë shoqërohej nga Kolonel Gazmend Hoxha, drejtor i Divizionit për Siguri Publike dhe Major Baki Kelani-  shef i Zyrës për Informim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori