LAJMI I FUNDIT:

​Kosova e thellon bashkëpunimin me shtetet e Vishegradit

​Kosova e thellon bashkëpunimin me shtetet e Vishegradit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një video-takim të përbashkët me ambasadorët e Grupit të Vishegradit (Poloni, Çeki, Sllovaki, Hungari), me të cilët diskutoi për Fondin e Ballkanit Perëndimor, planet për të ardhmen e tij, si dhe bashkëpunimin midis vendeve të Vishegrad-it dhe Ballkanit Perëndimor.

Ministrja Haradinaj-Stublla, tha se gjatë kryesimit të Republikës së Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor, në vitin 2019, është arritur që të mbahen të gjitha aktivitetet e planifikuara me pjesëmarrje të të gjitha shteteve të rajonit dhe që përmes shtimit të nivelit të transparencës është ndikuar drejtpërsëdrejti në ngritjen e imazhit dhe kredibiltetit të Fondit në raport me donatorët potencial.

“Gjatë kryesimit të Kosovës me Fondin e Ballkanit Perëndimor është bërë edhe një hap shumë i rëndësishëm sa i përket të ardhmes së Fondit të Ballkanit Perëndimor. Ky hap ai ka të bëj me miratimin e Deklaratës së përbashkët nga ana e të gjithë ministrave të punëve të jashtme të rajonit përmes së cilës është vazhduar trendi i rritjes së kontributit vjetor si konfirmim i punës së shkëlqyeshme të bërë deri më tash në përmbushjen e misionit të Fondit të Ballkanit Perëndimor. Në anën tjetër, duke qenë se bashkëpunimi rajonal – i cili pa diskutim ka rezultate shumë të prekshme – shtysë kryesore e ka integrimin europian, është e domosdoshme që perspektiva e anëtarësimit të përkthehet në mesazhe e veprime konkrete edhe nga ana e BE-së”, u shpreh ministrja Haradinaj-Stublla.


Sipas MPJ-së, ministrja Haradinaj-Stublla ka thënë se shtoi se bashkëpunimi rajonal nuk mund të bëhet qëllim në vetvete dhe assesi nuk mund të jetë zëvendësim për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Ndërprerja e fondeve nga Trump për SPAK, Karamuço: Bashkëpunimi vazhdon i fuqishëm, gati arrestime të reja

Lajme
Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Kurti takim me qytetarët në Prishtinë: Zgjidhja është 118, qëllimi është 500 mijë zemra, data është 9 shkurt

Lajme
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori