LAJMI I FUNDIT:

Abrashi: Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i rrugës lidhëse nga Kodra e Trimave deri në Shkabaj

Abrashi: Vitin e ardhshëm nis ndërtimi i rrugës lidhëse nga Kodra e Trimave deri në Shkabaj

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me kompaninë projektuese ka dalë në terren për t’i parë nga afër matjet gjeodozike të rrugës nga Kodra e Trimave deri në Shkabaj, përkatësisht rrugën lidhëse mes dy rrugëve nacionale, atë të Podujevës dhe Mitrovicës.

Ky është projekt i ri në kuadër të rrugëve të reja që do të ndërtohen në Komunën e Prishtinës.

Ministri Abrashi tha se vitin e ardhshëm është paraparë ndërtimi i kësaj rruge, e cila do t’i lidhë dy rrugët nacionale, atë të Podujevës dhe Mitrovicës.


“Kjo rrugë do të ketë ndikim të madh në shkarkimin e Prishtinës nga trafiku i ngarkuar, duke lidhur dy rrugë nacionale, atë të Podujevës dhe Mitrovicës. Po ashtu fshatërat për rreth do ta kenë më të lehtë qasjen në auto-udhët e Kosovës përmes kësaj rruge si dhe hap perspektivën për krijimin e zonës ekonomike afër Qendrës së Panaireve”, tha Abrashi.

Kjo rrugë është në kuadër të projekteve të reja që Ministria e Infrastrukturës do t’i realizojë, sipas buxhetit të vitit 2021.

“Kemi parapa që ndërtimin e kësaj rruge ta bëjmë me dy faza, e që do ta ketë edhe shtegun për çiklistë, duke plotësuar të gjitha standardet e një rruge model”, tha Abrashi.

Ministria e Infrastrukturës nëpërmjet një komunikate, thotë se shpejt do ta nënshkruajë një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Prishtinës, për ndërtimin e rrugës A dhe shumë projekte të tjera.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme
Kalo në kategori