Pavarësisht nëse qytetarët janë të siguruar apo jo, do të kenë mundësinë të marrin vaksinën ati-Covid.
Ministrja e shëndetësisë Orgesta Manastirliu tha se vaksina do të vijë shumë shpejt dhe vaksinimi do të fillojë me mjekët, grupet e riskuara dhe do të vazhdojë për të gjithë.
Këtë deklaratë ministrja e bëri teksa vizitoi qendrën shëndetësore të Porto Romanos në periferi të Durrësit, në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal. Manastirliu deklaroi se, programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë, për të siguruar aksesin e barabartë dhe shërbimet falas për të gjithë qytetarët. “300 qendra shëndetësore dhe ambulanca ne do t’i përfundojmë, ashtu sikurse e kemi thënë, në 6 mujorin e parë të vitit 2021″, tha Manastirliu.
Ndërkohë ajo shtoi se buxheti i ri i vitit 2021 ka 23% më shumë rritje , për sistemin shëndetësor,krahasuar me 2020.
Njoftimi:
Dita Botërore e Mbulimit Universal, Manastirliu: Rritje historike buxheti për shëndetësinë, akses i barabartë në shërbimet falas për qytetarët
“Barnat falas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19, pa dallim nëse janë ose jo të siguruar. Vaksina antiCOVID do të jetë e aksesueshme në një kohë të shpejtë”
12 Dhjetor, Durrës – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal Universal, inspektoi qendrën shëndetësore të Porto Romanos në periferi të Durrësit, ku deklaroi se, programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë, për të siguruar aksesin e barabartë dhe shërbimet falas për të gjithë qytetarët.
“Aksesi në shërbimin shëndetësor është thelbësor për të siguruar që popullata të ruajë shëndetin e mirë, pra një qytetar të ketë mundësi të shkojë në qendër shëndetësore, pa asnjë barrierë dhe pa asnjë kufizim dhe të marrë shërbimin falas, me të njëjtin standard. Ndaj programi i 300 qendrave shëndetësore, është një angazhim direkt i qeverisë për të rehabilituar dhe për të krijuar kushte dhe mjedise të përshtatshme për mjekët dhe infermierët por mbi të gjitha për qytetarët dhe për t’i garantuar këto kudo, anë e mbanë vendit. 300 qendra shëndetësore dhe ambulanca ne do t’i përfundojmë, ashtu sikurse e kemi thënë, në 6 mujorin e parë të vitit 2021″, tha Manastirliu.
Duke theksuar se paketa më e fundit e miratuar nga qeveria shqiptare për rimbursimin 100% të barnave për trajtimin ambulator në banesë për të prekurve nga COVID-19, Manastirliu tha se kjo do të vijojë të garantohet edhe me buxhetin 2021.
“Buxheti i ri i vitit 2021 ka 23% më shumë rritje, krahasuar me 2020, pra është rritje historike për sistemin shëndetësor. Mbi të gjitha, përpos rritjes së investimeve, rritjes së financimit publik për shëndetësinë në raport me zgjerimin e paketës së barnave të rimbusueshme, barnave në spitale, të gjithë shërbimeve që kanë nevojë qytetarët, kemi edhe rritjen e pagave historike për mjekët dhe infermierët, ku rritja e pagave 40% është një tjetër investim direkt i qeverisë për asetin tonë më të çmuar që janë mjekët dhe infermierët”, tha Manastirliu.
Duke folur për situatën e epidemisë në vend, Ministrja Manastirliu theksoi se po bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e vaksinës antiCOVID në kohë dhe për të gjitha grupet e riskut.
“Ne presim që vaksina antiCovid të vijë në një kohë të shpejtë, të jetë e aksesueshme, duke filluar me personelin mjekësor, të cilët do të jenë të parët që do të vaksinohen, e më pas të gjithë grupet e riskuara dhe kategoritë e veçanta të përcaktuara dhe më pas do të shtrihet për të gjithë qytetarët”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka falenderuar stafet mjekësore për punën e pa lodhur në këto 9 muaj, duke u shprehur se Dita e Mbulimit Shëndetësor Universal është një ditë e përuljes ndaj atyre të cilët sakrifikojnë më shumë, që janë mjekët dhe infermierët, për t’ju dhënë garanci që puna do të vijojë, në funksion të përmirësimit dhe transfrormimit të sistemit tonë shëndetësor.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ankesat e LVV-së në PZAP, Lushaku: Mendësia absolutiste e ‘500K zemrave’ nuk ja doli, e tash turren me kontestu procesin e zgjedhjeve

ASH-Sela: Parkingu i Qendrës Klinike Universitare duhet të menaxhohet nga vetë institucioni, jo nga kompani private

Rama flet për listat e PS dhe sulmon koalicionin e opozitës: Grumbull me rraqe

"Marshojmë s'festojmë", pjesëmarrësit hedhin ngjyrë të kuqe e tymuese para objektit të policisë dhe gjykatës

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

KFOR-i amerikan hasi në mjete të dyshuara, Policia konfiskon armë dhe municion në Zveçan

Tri ankesa në PZAP, KQZ pret shqyrtimin e tyre para se të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare

LVV sërish akuzon LDK-në për manipulim të votave nga diaspora, kërkojnë hetim të plotë për të gjitha parregullsitë

BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

I doli veç një votë më shumë pas rinumërimit, ish-deputetja i përgjigjet nënkryetarit të LDK-së në Vushtrri

NYT: Përplasje e madhe mes Muskut dhe Rubios para syve të Trumpit

Azemi i LDK-së: Po e presim kryetarin e LVV-së le ta bëjë hapin i pari për Qeverinë

Reagimi i ashpër i Ronaldos kur pa sozinë e tij: Nuk je si unë, je shumë i shëmtuar

Eksperti amerikan, Joseph: Kurti të përgatitet për presione të forta nga administrata Trump

UEFA publikon katër ekipet më të shtrenjta në botë – vendi i parë do t’iu shokojë