Pandemia e koronavirusit po ndikon negativisht në shëndetin mendor të qytetarëve në Maqedoninë e Veriut. Sipas të dhënave të Klinikës së Toksilogjisë, në kuadër të spitalit shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup, është rritur për 20 deri në 30 për qind numri i pacientëve të cilët janë mbidozuar me medikamente për qetësim ose kanë tentuar t’i japin fund jetës duke u helmuar me produkte higjienike.
Mjeku nga kjo klinikë, Niko Bekarovski, thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, ka krijuar pasiguri për të ardhmen e shumë qytetarëve, si në aspektin ekonomik po ashtu edhe atë sociologjik, gjë që sipas tij, ka bërë që disa prej tyre të vuajnë nga depresioni.
“Për 20 deri në 30 për qind është rritur numri i helmimeve gjatë muajit nëntor të këtij viti me preparate korrozive (produkte që përdoren për pastrim), krahasuar me nëntorin vitit të kaluar. Duhet theksuar se në muajt e parë të pandemisë kishim rënie të tentimeve për helmim, por pasi zgjati pandemia, duket se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë frikë për të ardhmen, pastaj për shkak të pasigurisë që ka shkaktuar kjo epidemi, njerëzit bien në depresion”, thotë Bekarovski.
Ai thotë se për dallim nga vitet e kaluara, kur helmimet dhe mbidozat bëheshin kryesisht për tërheqjen e vëmendjes, gjatë pandemisë, rastet më të shumta lidhen si pasojë e humbjes së vendeve të punës, zvogëlimit të të ardhurave, por edhe frika e vazhdueshme e qytetarëve se në çdo moment mund të infektohen me koronavirusin e ri.
“Veçanërisht gjatë muajit nëntor kemi raste të rënda të helmimit, përkatësisht helmime me preparate serioze, siç janë helmimet korrozive ku duket qartë se pacientët janë të vendosur në helmimin fatal sepse marrin doza shumë më të larta krahasuar me tentimet e mëhershme për helmim para një viti. Sa i përket mbidozimit me medikamente për qetësim, tani kemi pacientë që marrin ilaçe që përshkruhen për persona që kanë çrregullime të rënda psikike, përkatësisht anti-depresantë”, thotë doktori Bekarovski.
Ndërkaq, sociologët thonë se depresioni që shkaktohet nga pasiguria si dhe frika nga vdekja, janë simptomat e para që i çojnë njerëzit drejt përdorimit të pakontrolluar të ilaçeve kundër depresionit.
Ligjëruesi i sociologjisë në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, Ali Pajaziti, thotë se depresioni në shoqërinë maqedonase i ka rrënjët e thella. Por, situata e krijuar së fundmi me koronavirus, thekson ai, vetëm sa po shpërfaq problemet që kanë qenë të fshehura me vite.
“Mendoj se përdorimi i qetësuesve, ilaçeve kundër depresionit, nuk ka të bëjë vetëm me gjendjen që ka shkaktuar kriza e COVID-19 (sëmundja që e shkakton koronavirusi), por paraqet një dukuri më të gjerë. Kjo flet për një situatë të qytetarit të stresuar, të një gjendjeje turbulente sociale të një individi që përballet me probleme të shumta në jetën e tij dhe daljen nga ky tunel i zymtë, i errët e kërkojnë në anti-depresivë”, thekson sociologu Pajaziti.
Në anën tjetër, Metodij Çepreganov, neuropsikiatër, thotë se pandemia ka bërë që njerëzit të jenë më të vetmuar dhe kjo sipas tij po rëndon edhe më shumë problemet me të cilat qytetarët ballafaqohen.
“Problem thelbësor tani gjithnjë e më shumë po bëhet e ashtuquajtura ‘sëmundje e tjetërsimit’, pra ajo se njeriu bëhet i huaj për tjetrin, jo pse ashtu dëshirojmë ose dikush dëshiron, këtë të na e imponojë. Por, është fakti është se ky virus është i shoqërueshëm, pra virusi kërkon shoqëri dhe ne për ta frenuar përhapjen duhet të shmangim shoqërinë dhe në këtë mënyre tjetërsohemi, problemet rëndojnë edhe më shumë kur je i vetmuar”, thotë Çepreganov.
Nga Klinika e Toksilogjisë thonë se gjithnjë e më shumë po janë të pranishme rastet me mbidozë nga pijet alkoolike në mesin e të rinjve. Të rinjtë po mblidhen në ambiente shtëpiake dhe në parqe dhe në mënyrë të pakontrolluar po konsumojnë alkool, teksa në vend ekziston masa e mbylljes së lokaleve të gastronomisë pas orës 21:00, si pjesë e masave kundër pandemisë COVID-19./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania