LAJMI I FUNDIT:

Zvicra shtrëngon kufizimet anti COVID-19

Zvicra shtrëngon kufizimet anti COVID-19

Qeveria e Zvicrës njoftoi sot orët e shkurtuara të hapjes për vendet publike, me qëllim frenimin e pandemisë së coronavirusit të ri, megjithëse nuk ndoqi masat drastike të bllokimit të ndërmarra në vendet e tjera evropiane.

Dyqanet, mjediset kulturore dhe objektet sportive duhet të qëndrojnë të mbyllura gjatë mbrëmjeve, natës, fundjavave dhe pushimeve deri më 22 janar.

Restorantet dhe baret, gjithashtu, duhet të mbyllin dyert e tyre në 19:00 pasdite, por lejohen të veprojnë çdo ditë të javës, raporton ATSh.


“Sidoqoftë, banorët do të lejohen të dalin deri pas mesnatës më 24 dhe 31 dhjetorit për të festuar Krishtlindjen dhe Vitin e Ri”, njoftoi qeveria në një konferencë për shtyp.

“Ju lutemi bashkëpunoni, përndryshe do të shkojmë drejt një bllokimi”, e paralajmëroi popullatën ministri i Shëndetësisë, Alain Berset.

Qeveria nuk njoftoi kufizime të reja për vendpushimet e skive, të cilat do të jenë të hapura gjatë sezonit të festave ose për tubimet private, që do të vazhdojnë të jenë të mundshme për deri në 10 persona.

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori