LAJMI I FUNDIT:

Szunyog: Origjina e donacioneve të partive politike shpeshherë nuk dihet

Szunyog: Origjina e donacioneve të partive politike shpeshherë nuk dihet

Projektligji për financimin e subjekteve politike në Kosovë dhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut ishin temë diskutimi në një takim virtual të organizuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Kosovë në partneritet me Zyrën e BE-së.

Aty u tha se Qeveria e Kosovës ka marrë parasysh komentet e komisionit dhe ka plotësuar projektligjin që edhe u votua në Qeverinë e Kosovës, në gusht të këtij viti, ndërsa është në procedura të shqyrtimit parlamentar.

Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se partitë parlamentare duhet të kërkojnë nga shoqëria civile të sigurojnë që ky ligj është në përputhje me mendimin ligjor të Komisionit të Venecias.


“Është e zakonshme që paratë në politikë të veprojnë prapa dyerve të mbyllura dhe të përfshijnë praktika të fshehta, shuma e saktë e deklaruar e origjinës së donacioneve për partitë politike ose kandidatët shpeshherë nuk dihet. Kjo krijon një sistem të hapur për abuzim. Rezultati është që paratë jepen në këmbim të ndikimit, po ashtu nëse shpenzimet e partive politike, posaçërisht, gjatë fushatave janë të fshehura, kjo i privon votuesit nga mundësia për të ditur se ku po shpenzohen paratë e fushatës dhe për çfarë qëllimi, kjo mund të ketë pasoja të rënda për shembull në kontekstin e shpenzimeve dhe mbulimit pozitiv në media, kryesisht publikimi i këtyre llogarive parashikohet në projektligj, diçka që Komisioni i Venecias sipas mendimit të tij e mirëpret fuqimisht”, tha ai.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha se zgjerimi i amendamenteve do të lehtësojë punën e KQZ-së dhe do të eliminojë paqartësitë ekzistuaese në zbatim.

“KQZ ka studiuar amendamentet e propozuara dhe të miratuara nga qeveria e Kosovës dhe në parim i mbështet këto amendamente dhe në veçanti dy sfidat kryesore të hasura deri ëm tani rreth publikimit të deklaratave financiare dhe auditimit të tyre, pritet të tejkalohet me amandamentet aktuale. Ndarja e obligimit të publikimit të deklaratave financiare nga auditimi krijon obligime të qarta për partitë politike që të publikojnë deklaratat financiare pavarësisht nga auditimi, po ashtu avancimi i dispozitave rreth pavarësisë dhe kualifikimit të auditorëve pritet të sjellë rezultate pozitive”, tha ajo.

Drejtori i zyrës ligjore pranë Zyrës së Kryeministrit, Mentor Borovci tha se pas pranimit të opinionit nga Komisioni i Venedikut, janë siguruar që këto rekomandime të përfshihen në tekstin e projektligjit i cili u miratua nga Qeveria në gusht të këtij viti ndërsa është në procedura të shqyrtimit parlamentar.

Borovci tha se ndryshimet e propozuara në projektligj do të obligojnë subjektet politike t ë publikojnë raportet financiare dhe të japin informata lidhur me donacionet gjatë fushatave zgjedhore.

“Qëllimi i amendamenteve ndaj kornizës rregullatore të Kosovës mbi financimin e subjekteve politike është të sigurohet transparencë më e madhe e financimit dhe shpenzimeve, të themelohet një sistem efektiv i auditimit si dhe të përmirësohet llogaridhënia përmes publikimit të raporteve financiare të entiteteve politike. Në fundament, ky projektligj ka për qëllim të themelojë një sistem të auditimit të raporteve financiare përmes së cilit do të angazhoheshin autditorët e licencuar përmes një procesi transparent përzgjedhës”, tha ai.

E përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko tha se ligji për financimin e partive politike duhet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të përshkruara në opinionin e Komisionit të Venecias.

“Duhet të kujtojmë se më shumë se 4 milion euro të fondeve publike iu shpërndahen subjekteve politike në vit, përveç kësaj merren edhe donacione private, veçanërisht tani pasi bizneset dhe individët po vuajnë nga vështirësi ekonomike si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe është edhe më e rëndësishme që paratë të shpërndahen të shpenzohen me kujdes. Partitë politike jo vetëm që duhet të jenë të detyruara ligjërisht, por edhe të ndjejnë përgjegjësi morale për të mbështetur funksionimin e kontrollit financiar dhe mekanizmave të monitorimit të publikuara në pasqyrat e tyre financiare dhe të bashkëpunojnë plotësisht me Auditorët dhe autoritetet gjyqësore”, tha ajo.

Ndërsa, kryetari i komisionit parlamentar për Buxhet dhe Transfere, Hekuran Murati foli për rëndësinë e ligjit për financimin e partive politike.

“Komisioni për Buxhet dhe Transfere e ka mjaftë të rëndësishme për të siguruar një transparencë të plotë dhe një realizim të plotë të demokracisë pa asnjë ndërhyrje, pa ndonjë ndërhyrje të errët. Ne gjithashtu duhet të kemi këtë ligj të rëndësishëm, i cili siç ka thënë komisioni i Venecias ka disa ndryshime të mira. Ne kemi nevojë për të marrë një qasje gjithëpërfshirëse sepse duhet të shohim gjithashtu sistemin gjyqësor në prokurori veçanërisht, dhe nuk ka shumë raste kur kemi parë veprime zyrtare kur bëhet fjalë për financimin e partive politike qoftë publikimi i raporteve të auditimit apo të deklarimet se ata kanë shpenzuar më shumë sesa kanë marrë në të vërtetë si financim. Dhe gjithashtu, ne duhet të sigurojmë një funksionim të duhur të administratës tatimore”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Eurodeputetët: Qasja e pabalancuar e BE-së ka ndikuar negativisht në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lamtumirë Ferid Gjikolli, Haradinaj i ndan dekoratën post mortem ‘Me besim në Zot, atdhe e shtet’

Lajme
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore

Lajme
Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Faton Abdullahu: Votimi për Kurtin më 9 shkurt do të ishte “vetëvrasje elektorale”

Politikë
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime

Lajme
Iu bashkua organizatës terroriste

Iu bashkua organizatës terroriste "Al Nusra" në Siri, shpallet aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit për organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist

Drejtësi
Kalo në kategori