Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka mbajtur sot konferencë për media, ku është shpalosur hulumtimi “‘Kuletat’ e subjekteve politike parlamentare: Si qëndrojnë financiarisht ato?”.
Ky hulumtim paraqet një analizë të raporteve vjetore financiare të subjekteve politike parlamentare në Kosovë për vitin 2019, të cilat janë publikuar, në version të paaudituar, në fund të tetorit të këtij viti.
Eugen Cakolli, i cili paraqiti të gjeturat kryesore të këtij hulumtimi, vlerësoi që mospublikimi në kohë i raporteve vjetore financiare të subjekteve politike paraqet mungesë të theksuar të transparencës dhe llogaridhënies së tyre ndaj publikut. Ai theksoi që, në periudhën 2013-2017 Kuvendi kishte dështuar të përzgjedhë auditorë të jashtëm, duke pamundësuar publikimin e raporteve vjetore financiare. “Madje, raportet e vitit 2018 nuk janë publikuar ende në faqen zyrtare të KQZ-së” shtoi Cakolli.
“Raporti nënvizon që subjektet politike parlamentare zotërojnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme në vlerë të përgjithshme prej mbi 420 mijë euro. Megjithatë, sipas tij, subjektet politike parlamentare nuk qëndrojnë mirë me borxhet, me mbi 2 milion euro detyrime të deklaruara. Vetëm PDK dhe LDK – kanë deklaruar mbi 1,1 milion euro detyrime apo gati 2/3 e detyrimeve të përgjithshme të të gjitha subjekteve politike parlamentare në Kosovë.
Në përgjithësi, subjektet politike kanë deklaruar bilanc negativ financiar, me afro një milion euro më shumë shpenzime se të hyra të deklaruara. Ky fenomen është vazhdimësi e trendeve paraprake edhe të vitit 2017, kur në përgjithësi ishin deklaruar mbi 2 milion euro shpenzime më tepër sesa të hyra”, thuhet në njoftim.
Sa i përket shpenzimeve, subjektet politike parlamentare pjesën më të madhe të shpenzimeve të vitit 2019 i kanë deklaruar për fushatë dhe paga, përkatësisht 2.1 milion euro në fushatë dhe 1.3 milion euro në paga dhe kompensime. Megjithatë, ekziston shpërputhje midis shpenzimeve që subjektet politike i kanë deklaruar për fushatë dhe raporteve që Demokracia në Veprim ka publikuar për shpenzimet e partive gjatë fushatës. Sipas vlerësimit të DnV-së, vetëm në kuadër të aktiviteteve publike të monitoruara, janë shpenzuar 3 milion e 636 mijë euro, apo rreth 1 milion e gjysmë euro më shumë sesa deklarimet e subjekteve politike.
“Në anën tjetër, edhe pse donacionet shihen si një nga burimet kryesore të financimit, sidomos gjatë viteve zgjedhore, subjektet kanë deklaruar vetëm 214 mijë euro donacione, që përbën vetëm 4.6% të të hyrave të përgjithshme të tyre.
Cakolli vuri theksin që, edhe subjekti i dytë në zgjedhje, aktualisht udhëheqës i koalicionit qeverisës, LDK, përgjatë tërë vitit 2019 ka deklaruar se ka pranuar vetëm një donacion, dhe atë në vlerë prej vetëm 38.54 euro. AKR është subjekti që prin me donacione, pasuar nga LVV dhe Alternativa. Në bazë të raporteve, vërehet se pjesa më e madhe e donacioneve që kanë pranuar subjektet politike kanë ardhur nga anëtarë të tyre, në vlera prej 10 deri në 1,000 euro”, thuhet më tej në njoftimin për media.
Në fund, u theksua që pesë subjekte politike, përfshirë LVV, LDK, AAK, LS dhe PAI, nuk kanë përmbushur përcaktimet ligjore lidhur me pasqyrat bankare, duke mos i përfshirë të njëjtat në raporte vjetore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?