Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar raportin “Gjendja aktuale e integritetit në Policinë e Kosovës” në konferencën e mbajtur në Prishtinë, ndërsa thuhet se viteve të fundit, integriteti i Policisë së Kosovës kanë hasur në sfida të ndryshme marrë parasysh edhe situatën e rënduar me pandeminë COVID-19.
Në raport thuhet se zyrtarë të shumtë policorë u janë nënshtruar hetimeve penale nga mekanizmat përkatës të sundimit të ligjit për vepra të pretenduara penale në lidhje me shkelje të procedurave ligjore që rregullojnë detyrat e tyre zyrtare, ndërsa po ashtu Policia përballet me shpërndarje joadekuate të gradave.
“Në anën tjetër, një zhvillim tjetër i papritur ishte vendimi i kryeministrit të Kosovës i marrë në tetor 2020 për shkarkimin e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës që i ka hapur rrugën ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik nga partitë në pushtet mbi Policinë e Kosovës”, thuhet në raport.
Sipas QKSS-së, kjo mund të ketë ndikim të dukshëm në dekurajimin e reformave strukturore në polici, veçanërisht në menaxhimin e burimeve njerëzore.
Raporti i QKSS-së analizon legjislacionin në fushën e integritetit policor, ndërsa si sfida kyçe mbesin miratimi i legjislacionit shtesë për sinjalizim dhe ndryshimi i Ligjit për deklarimin e pasurisë që ende nuk janë miratuar.
“Mungesa e vullnetit politik, e shoqëruar edhe nga kriza e vazhdueshme politike, ka pasur ndikim të rëndësishëm negativ në këtë drejtim. Po ashtu, nuk dihet ende nëse policia ka miratuar apo jo Rregulloren për Integritet. Mosmiratimi i Ligjit për pensionim të parakohshëm për zyrtarët policorë dhe Ligjit për trajtimin e invaliditetit vazhdon të sfidojë efektivitetin e Policisë së Kosovës”, thuhet në raport.
Ndërkaq, Plani aktual i Integritetit të Policisë së Kosovës është i vjetruar dhe ende nuk është miratuar plani i ri.
Për më tepër, efektet e këtij dokumenti strategjik të policisë janë minimizuar edhe nga mos përfshirja e mekanizmave të jashtëm të mbikëqyrjes së Policisë së Kosovës në hartimin e tij, marrë parasysh rolin që luajnë mekanizmat e tillë në mbikëqyrjen e çështjeve për integritetin në Policinë e Kosovës.
Krahas kësaj, raporti ka analizuar mekanizmat e brendshëm të policisë në ngritjen e integritetit.
Në këtë drejtim, mekanizmat e kontrollit të brendshëm të Policisë së Kosovës kanë identifikuar një numër të lartë të ankesave të pabazuara të parashtruara në këto mekanizma gjatë vitit 2019. Për pasojë, gjasat janë të mëdha të ketë pasiguri në lidhje me procedurat e raportimit dhe përpunimit të ankesave, qoftë nga qytetarët ose nga vetë zyrtarët policorë.
Sfidat serioze mbesin edhe në menaxhimin e burimeve njerëzore, gjegjësisht Policia e Kosovës përballet me shpërndarje joadekuate të gradave në departamentet e veta dhe disa departamente përballen me mungesa në plotësimin e pozitave me gradat adekuate, ndërsa departamente të tjera e kanë tejkaluar numrin e gradave të parapara në disa pozita.
Sa i përket menaxhimit financiar, në këtë raport më tej thuhet se Policia e Kosovës e ka përmirësuar ekzekutimin e buxhetit të vet në vitin 2020.
Sidoqoftë, shumica e kontratave për shpenzime kapitale në vitet 2019-2020, të cilat më parë ishin burim i sfidave në ekzekutimin e buxhetit janë dokumente të klasifikuara dhe si të tilla nuk janë audituar. Kjo tregon prirjen për klasifikim të tepruar të kontratave të prokurimit, duke krijuar kështu hapësirë për keqpërdorime të mundshme të ciklit të prokurimit.
Përmes këtij raporti, QKSS-ja ka nxjerrë disa rekomandime konkrete për Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera që e mbikëqyrin këtë institucion me qëllim ngritjen e integritetit policor dhe profesionalizimin e policisë.
Një ndër rekomandimet është miratimi i legjislacionit plotësues në fushën e luftimit të korrupsionit dhe integritetit në polici, si dhe policia të jetë gjithëpërfshirëse sa i takon hartimit të plani të ri të integritetit dhe zbatimit të tij në praktikë.
Raportin e plotë mund ta lexoni këtu: /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje