LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando flasin për situatën politike dhe pandeminë

Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando flasin për situatën politike dhe pandeminë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, zhvilloi një takim pune me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

Në këtë takim, shefja e diplomacisë kosovare dhe ambasadori italian diskutuan për situatën e fundit politike në vend dhe për mbështetjen e Italisë në avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës.

Gjithashtu, ministrja shprehu falënderime të veçanta ndaj Italisë për ndihmën ndaj Kosovës në përballimin e pandemisë COVID-19.


Ministrja Haradinaj-Stublla dhe ambasadori Orlando vlerësuan raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve, të cilat sipas tyre, u rikonfirmuan edhe gjatë vizitës së fundit zyrtare në Romë. /Telegrafi/