Dashuria për artin është ajo e cila e karakterizon personazhin tonë të sotëm. Arta Maliqi – Shala, e cila është piktore me profesion, atë dashuri po e sjellë në një formë tjetër.
Kombinimi i artit modern me artizanatin, ka bërë që Arta të sjellë diçka unike. Të gjithë aksesorët që ajo i punon, janë përzierje e lëkurës me filigran, e gjitha art i punuar me dorë.
“Për idenë, pak më herët kom fillu diçka me punu veç për veti personalisht, për gjana personale. Unaza, vathë kam bo për veti veç me lëkurë. Ndërsa, pjesën tjetër e kom pas gjana të thjeshta metal i thjeshtë. Mandej tu pa që mundet me u bo një lidhje shumë e mirë në mes të filigranit dhe lëkurës vendosa me e punu edhe me dalë me një linjë të re të aksesorëve me lëkurë dhe filigran. Ndoshta arti më ka ndihmu, ma ka lehtësu këtë punë, patjetër. Gjatë procesit, hasim në do probleme të vogla po që janë të tej kalueshme. Si eksperiment që ka qenë, normal që kom pas pak hezitim qysh po pranohet te njerëzit, a ka mu pëlqy, pavarësisht që mu më pëlqejke dhe mendojsha që del diçka e bukur po kur pranohet edhe prej njerëzve të tjerë, normal që ja ke arrit, mendoj qashtu”.
Të gjithë punën, Arta e bën me një përkushtim të veçantë, duke u kushtuar vëmendje edhe detajeve.
“Për me bo diçka art, sigurisht kuptohet, me u bo grumbullimi i materialit si dhe mjetet tjera ndihmëse, materiali, ngjitësi e këto danat që të duhen gjatë punës. E përzgjedh ngjyrën, çfarë ngjyre dhe çfarë produkti po don me bo. Përcaktohesh çka po don me bo edhe fillon procesi i punës i cili nuk është i lehtë por duhesh me dashtë”.
“Për kohë varet, p.sh broshët e kësaj forme që janë marrin kohë pak ma shumë se duhet me i vizatu me pre secilën pjesë mandej me i ngjitë, dikun mundet me dalë, se gjithçka bohet me dorë të lirë, art puro. Normal që kaniher dështon, se nuk mundesh gjithmonë me ja dalë, qoftë me ngjitësin, qoftë me prerjen edhe mundet me marrë kohë deri në dy tri orë”, tregon Arta.
“Njerëzit po kërkojnë paketim të gatshëm, si dhuratë për me kry ma shpejtë se edhe koha nuk po na premton tash ku me ditë sa për shkak të angazhimeve. Kështu që këto si dhurata i bëjmë në këtë formë. Edhe paketimet i bëjmë vetë, edhe këto janë ‘handmade’, gjithçka punë dore, i prejmë, i ngjisim ju japim formën varësisht prej madhësive të punimit, por kemi formate të ndryshme”, shpjegon ajo.
Rëndësi të madhe, Arta i ka kushtuar filigranit, me të cilin edhe synon të ringjallë punën tradicionale të artizanatit.
“Filigrani si zehe e jona e vjetër, na mujm me pa se nanat tona i kanë pas shumë stoli prej filigranit përpara që i kanë mbajt. Pas një kohe normal që është zbehë pak. Me daljen e aksesorëve të ndryshëm, filigranit i hupi pak ajo, kjo ka qenë edhe qëllimi jem me shti pak në modë. Filigrani edhe lëkura dy materiale të qëndrueshme i rezistojnë kohës. Mundet me ndodhë ndonjë dëmtim i vogël që mundet me u riparu, por, përndryshe është stoli e përhershme që mundet me u mbajt çdoherë”.
Unikja e këtyre produkteve vjen në formë rrethore e spirale, e cila përfaqëson vijat papilare apo gjurmët e gishtërinjve. Kjo është rezultat i idesë se, ashtu siç nuk mund t’i gjesh dy persona me gjurmë identike të gishtërinjve, po ashtu nuk do të mund t’i gjesh dy produkte identike nga Zanart. /RTVDukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Vrajsa në 1997 në Kuçovë, dënohen me burgim të përjetshëm Fran Marashi dhe dy anëtarët e tjerë të grupit

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Abdixhiku thotë se as me opozitën nuk bashkëpunon pa postin e kryeministrit

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare