Nga: Berat Armagedoni
Ministria e Kulturës, e Arsimit dhe e Shkencës, e Jashtme dhe e Diasporës, e Infrastrukturës dhe e Bujqësisë, Presidenca e ndonjë tjetër institucion, po dhe komunat e Kosovës, që njëzet e kusur vjet japin para për individë, për biznese dhe për OJQ, për realizim të projekteve të tyre, shumë prej tyre, të dobëta fort dhe të pashije!
Kanë thithur, si me fshesë elektrike nga buxheti i këtyre institucioneve, shumë para shumë individë, shumë biznese dhe shumë OJQ.
Pak prej zyrtarëve të këtyre institucioneve kanë dalë në terren për ta parë realizimin e projektit që e kanë mbështetur.
Mbrëmë, deri vonë, bëra një hulumtim të OJQ-ve në Kosovë dhe të veprimtarisë së tyre përfituese. Kishte njeri, edhe familjarë, që ka dhe kishin nga tri e katër OJQ. Theksoj, OJQ përfituese. Bëra një hulumtim të përfitimit dhe të realizimit të projekteve të tyre, veçan të atyre OJQ-ve që përfitojnë nga Ministria e Kulturës. Nuk di si nuk u vjen keq, bartësve të projekteve përfituese, të marrin para nga e njëjta ministri dhe institucione të tjera e mos të dijë kush për realizimin e atyre projekteve. Askund një njoftim, një raport, një fotografi, një fjali a një fjalë s’e gjen se u hap apo u mbyll ky aktivitet i tyre. Vetëm shikojeni listën e projekteve, të individëve, të bizneseve dhe të OJQ-ve që ka përkrahur Ministria e Kulturës në vitin 2020 dhe që ka publikuar vendimet e përkrahjes në ueb-faqen e vet për to, pa shumën e përkrahjes së dhënë, e gjejeni pastaj, nëse mund ta gjeni diku, një lajm se ky individ, ky biznes a kjo OJQ hapi a mbylli këtë aktivitet.
E kam të qartë si po i kryejnë këto projekte kaq tinëz, pa bërë, të paktën, një njoftim për publikun, sepse kam në dorë disa dokumente të tyre qysh me rastin e aplikimit e të miratimit të shumës nga institucionet.
Unë sivjet u angazhova në projektin Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur. Përpos që u shpenzuan paratë që u dhanë për realizim të tij, u shpenzuan edhe 2 400.00 euro të tjera nga buxheti i bartëses së projektit dhe nga i shtëpisë botuese “Armagedoni” sepse u dhuruan mbi 1300.00 euro libra për bibliotekën “Hivzi Sulejmani”. Dhe, çfarë ndodhi, Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur u bë aktiviteti kryesor gjatë vitit 2020 në Kosovë. U paraqit në 50-60 media online dhe në televizione. Nuk e organizuam tinëz. E organizuam ashiqare, duke bërë njoftim çdo ditë për aktivitetet e tij dhe duke i publikuar kudo që gjenim hapësirë në media. Dhe, natyrisht, bëmë jehonë me të.
Po çfarë po bëjnë ata individë, ato biznese dhe ato OJQ që po marrin para të majme e, edhe pa i realizuar projektet publikisht, po i dërgojnë raportet e shpenzimeve në institucione për, kinse, përmbyllje financiare të projektit?! Çfarë do të ndodhë, së këndejmi, me shtëpitë botuese në vitin e ardhshëm që presin përkrahje nga Ministria e Kulturës? Pse t’u mundësohet të aplikojnë, për përkrahje financiare të botimit të librit, të revistës e të blerjes së librit, shtëpive botuese që punojnë ilegalisht, që s’paguajnë tatime, që s’mund ta nxjerrin në ATK vërtetimin tatimor sepse s’kanë deklaruar kurrë asgjë ose kanë deklaruar gjithmonë zero të hyra.
Koha për ndryshim dhe për reflektim kulturor s’është tash, ka qenë që dhjetë vjet por, ja që, hajt sot, hajt nesër, u la pa u bërë gjë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje