Një grup këshillimor i qeverisë amerikane rekomandoi të enjten miratimin për përdorimin urgjent të vaksinës për koronavirusin të prodhuar nga gjiganti farmaceutik amerikan Pfizer në bashkëpunim me kompaninë gjermane BioNTech.
Është një hap madhor në drejtim të një fushate të jashtëzakonshme vaksinimi që më në fund mund ta vërë nën kontroll epideminë.
Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve (FDA) pritet të ndjekë rekomandimin e bërë të enjten nga një grup i posaçëm ekspertësh të saj të jashtëm, i cili me 17 vota pro, 4 kundër dhe një abstenim, arriti në përfundimin se vaksina duket e sigurt dhe efektive kundër coronavirusit tek njerëzit 16 vjeç e lart.
Një vendim përfundimtar i FDA-së pritet brenda ditësh, ndoshta që të premten ose të shtunën.
Miliona doza do të transportoheshin për të filluar vaksinimin e punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe azileve të të moshuarve.
Ushtria amerikane gjithashtu do t’u japë përparësi punonjësve të saj të kujdesit shëndetësor dhe do të ketë në dispozicion pak më pak se 44,000 doza.
Një zëdhënës i Pentagonit u tha gazetarëve të mërkurën se ushtria do ta nisë vaksinimin “brenda një ose dy ditësh” nga momenti që FDA-ja do të japë miratimin për përdorimin në raste urgjente të vaksinës.
Fillimisht vaksinimet do të kryhen mbi baza vullnetare, por mund të bëhen të detyrueshme pasi vaksina të licencohet plotësisht.
Qasja për publikun e gjerë nuk pritet deri në pranverë.
Lajmi vjen ndërsa shifra totale e infeksioneve në të gjithë vendin llogaritet tashmë në më shumë se 15.3 milionë që prej fillimit të pandemisë.
Takimi i së enjtes u mbajt një ditë pasi Shtetet e Bashkuara regjistruan më shumë se 3,000 vdekje si pasojë e COVID-19-s, shifra më e lartë ditore që prej fillimit të pandemisë.
Kompanitë Pfizer dhe BioNTech u vunë në krye të përpjekjeve globale për prodhimin e vaksinës kundër coronavirusit.
Britania u bë vendi i parë perëndimor që nisi vaksinimet masive të martën, vetëm disa ditë pasi agjencia rregullatore qeveritare për shëndetin publik miratoi vaksinën e kompanive Pfizer dhe BioNTech. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhvillimet e fundit në Gjermani, reagon edhe ish-kancelarja
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
Teoricienët e konspiracionit thonë se përplasja e helikopterit me aeroplanin në Uashington ishte e qëllimshme – tregojnë ‘argumentet e tyre’
Rubio: Grenlanda është interesi ynë kombëtar, nuk është shaka
Çfarë dimë deri tani rreth përplasjes mes aeroplanit dhe helikopterit?
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?