LAJMI I FUNDIT:

Vrasja e Klodian Rashës, Berisha: Rama e ktheu policinë në bandë të dhunshme

Vrasja e Klodian Rashës, Berisha: Rama e ktheu policinë në bandë të dhunshme

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha komentoi situatën politike pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sipas tij, kryeministri me fjalimin e tij bëri apologjinë e krijimit të asaj që ai e quan narkopolici.

“Rama u përpoq duke dihatur të impresionojë shqiptarët, edhe pse e ka mbushur policinë sapo erdhi në pushtet me trafikantë droge, me vrasës siç ka bërë me parlamentin, paçka se e shndërroi policinë e shtetit në institucionin kryesor të kanabizimit të vendit, e shndërroi në një polici të krimit monstruoz elektoral, paçka sa e shndërroi policinë e shtetit në një polici e cila dhunonte në mënyrë barbare qytetarët, që nga Sahit Dollapi që po përpiqej të ndihmonte policinë”, tha ish-kryeministri.


Berisha tha se vrasjet e 21 janarit nuk kanë lidhje me policinë dhe viktimat u vranë nga garda, që është ushtri dhe ka vetëm armën si mjet mbrojtës.

“Policia nuk vrau njëri në 21 janar, i vrau garda, që është ushtri dhe jo polici. Garda ka pasur tanke dhe krejtësisht detyra të tjera dhe garda, dihet si çdo ushtri në botë ka vetëm një mjet për t’u mbrojtur, s’ka as shkop, as spraj, as ujë, vetëm armën.

Ka një raport të OSBE që thotë se demonstrata e 21 janarit pati axhendë  pushtetin. Shteti nuk merret, unë nuk iki nga zyra, por ka një ndryshim të madh. Në 21 janar u mbrojt shteti nga banda të pajisura me armë, kallëpe dinamiti. Dhe nuk ka pasur asnjë urdhër zjarri për gardën”, tha Berisha teksa i rikthehej ngjarjes së 21 janarit 2011.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Kalo në kategori