LAJMI I FUNDIT:

AAK e LVV (jo) të gatshme për bashkëpunim

AAK e LVV (jo) të gatshme për bashkëpunim

Zgjedhja e Presidentit të ri të shtetit vazhdon të jetë një prej temave kryesore mes partive politike. E në rast të dështimit të votimit për Presidentin e ri, zgjedhjet mbeten opsioni i vetëm. Partitë politike flasin edhe për mundësinë e koalicioneve dhe çështjen e vijave të kuqe.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka vija të kuqe për asnjë parti politike, në rast të zgjedhjeve të reja. Ky subjekt politik nuk e përjashton një koalicion bashkë qeverisës as me Vetëvendosjen.


“Ne në historikun e partisë kemi pasur një bashkëpunim me partinë e zotit Kurti kur kemi qenë në opozitë. Në dy legjislaturat e fundit ka munguar ai bashkëpunim, mirëpo AAK nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik në Kosovë…Nëse nuk ka gatishmëri për kompromis, sigurisht se zgjedhjet janë të pashmangshme”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkumbin Demaliaj.

Derisa nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se aktualisht kjo parti nuk ka vullnet për të bashkëpunuar më ndonjërën nga partitë në skenën politike, përcjell Telegrafi.

“Dalja e vetme nga kjo situatë janë zgjedhjet e reja demokratike pasi as Kuvendi e as Qeveria nuk janë duke funksionuar. Rrjedhimisht kemi nevojë për një rilegjitimim të institucioneve e kjo bëhet përmes zgjedhjeve të reja. Sa u përket bashkëpunimeve LVV ende nuk ka diskutuar për këtë temë, por mund të them se për momentin nuk ka vullnet për bashkëpunim me ndonjë subjekt politik duke pasur parasysh se ne tashmë gëzojmë një mbështetje të mjaftueshme qytetare”, deklaroi Artan Abrashi.

Partia Demokratike këmbëngul që deputetët e saj nuk do ta votojnë asnjë kandidat për President nga radhët e partive të koalicionit. Derisa nga LDK-ja është thënë se në rast të mosarritjes së një marrëveshje politike për presidentin, atëherë zgjidhje e vetme janë zgjedhjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme

"Daily Mail" shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Lajme
Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Gashi: Mandatori i ardhshëm për kryeministër duhet së pari të flasë me ne

Lajme
Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Pasuria e kryetarit të Suharekës e deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë, policia ndalon të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Kryetari i Istogut deklaron mbi 3 mijë euro kursime në bankë, e bashkëshortja e tij vetëm 30

Lajme
Kalo në kategori