LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e polices Visare Hyseni, shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndihmon me 2 mijë euro

Kërkohet ndihmë financiare për shërimin e polices Visare Hyseni, shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndihmon me 2 mijë euro

Familjarët e Visare Hyseni kanë kërkuar ndihmë financiare për shërimin e saj, pasi që ajo është diagnostikuar me leukemi akute.

Përmes donatorëve, shoqata “Jetimët e Ballkanit”, ka ndihmuar për këtë rast me 2 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur udhëheqësi i kësaj shoqate, Halil Kastrati përmes një postimi ku edhe ka apeluar që njerëzit e vullnetit të mirë t’i dalin në ndihmë.


“Visare Hyseni 40 vjeçare, pjesëtare e shërbimit Policor të Kosovës është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi akute dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve e ndihmoi me 2 mijë euro dhe apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mire t’i dalin në ndihmë”, shkruan Kastrati.

Për shërimin e Visare Hysenit kërkohen 155 mijë euro, kosto kjo e papërballueshme për familjen e saj, transmeton Telegrafi.

Visare Hysenin mund ta ndihmoni duke dërguar sms në Vala 900 në numrin 55244 me tekst Visare, sms kushton 1 euro.

Gjithashtu, edhe në llogarinë bankare, emri: Sabrije Hyseni, IBAN dhe konto  XK05150640001180073  SËIFT code: RBKOXKPR ( Raiffeisen BANK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Kalo në kategori