LAJMI I FUNDIT:

MSH Maqedoni: Rritet nevoja për ilaçe kundër coronavirusit, ka sasi të mjaftueshme

MSH Maqedoni: Rritet nevoja për ilaçe kundër coronavirusit, ka sasi të mjaftueshme

Konsumi i disa ilaçeve për pacientët pozitivë ndaj Covid-19 të shtruar në spitale, është trefishuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por sasitë e kërkuara shpërndahen në kohë dhe nuk ka mungesë të barnave thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në klinikat Covid në Shkup, aktualisht trajtohen 486 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Covid-19, shumica prej tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Vetëm në 24 orët e fundit, në qendrat covid në Shkup u shtruan 32 pacientë të rinj, për shkak të ndërlikimeve nga Covid-19. Në 24 orët e kaluara, nga spitalet janë lëshuar12 pacientë të shëruar.

Edhe përkundër numrit të madh të të shtruarve, nga ministria thonë se në klinikat në Shkup deri në orën 8 të mëngjesit të së mërkurës, kishte 30 vend e të lira e gjatë ditës pritet që të lirohen edhe vende të tjera pas lëshimit në shtëpi nga klinika infektive dhe spitali 8 shtatori, të pacientëve që fituan betejën me coronavirusin.


Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit, thonë nga ministria e resorit. Për të diskutuar rreth kapaciteteve në qendrat covid dhe spitalet e tjera në brendi të vendit si dhe trajtimin e të sëmurëve dhe rotacionet e stafit mjekësor, ministri Filipçe takoi drejtorët e klinikave të brendshme. Në këtë takim u konstatua se ka mjaft vende të lira në klinika./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori