LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetarja e LVV-së: Sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese dhe trajtimi për COVID-19, obligim i shtetit

Nënkryetarja e LVV-së: Sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese dhe trajtimi për COVID-19, obligim i shtetit
Foto: Arkiv

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Mullhaxha Kollçaku tha sot se sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese për COVID19, si dhe trajtimi në institucione shëndetësore publike, përfshi terapinë edhe në kushte të trajtimit shtëpiak, është obligim i shtetit, Qeverisë.

Kollçaku në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se nuk ka justifikim për mungesa të reagensve në laboratorë publike, apo testeve siç është testi për D-Dimer.


Lexoni të plotë postimin:

Në mungesë të sigurimit shëndetësor publik, sigurimi i të gjitha procedurave diagnostikuese për COVID19, si dhe trajtimi në institucione shëndetësore publike, përfshi terapinë edhe në kushte të trajtimit shtëpiak, është obligim i shtetit, Qeverisë.

PIKË!

Nuk ka justifikim për mungesa të reagensve në laboratore publike, apo testeve siç është testi për D-Dimer.

A e dini ju KOSTON për këtë?

Apo e bëni qëllimshëm, me orientim të pacientëve në sektorin privat??

Ashtu siç qëndron situata tani, po vuan familja dhe buxheti i varfër familjar.

Familjarët janë të detyruar të kujdesen për të sëmurin, sepse është e pakontestueshme që nuk ka staf të mjaftueshëm, sidomos infermierë, për përkujdesje ndaj tyre.

Kjo është e patolerueshme!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori